Nëna e presidentit të federatës spanjolle Rubiales nis grevën në kishë

0
176

 

Futbollistja e ekipit kombëtar të grave të Spanjës, Jennifer Hermoso, ka thënë të premten se u ndje sikur ishte sulmuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Luis Rubiales, kur ai e puthi me forcë atë pas finales së Kupës së Botës.

“U ndjeva e cenuar dhe viktimë e një sulmi, një veprimi impulsiv dhe maskulinor; një veprimi të pavend me asnjë lloj pajtimi nga ana ime. Thjesht, unë s’u respektova”, tha Hermoso në një deklaratë në rrjetet sociale më 25 gusht.

Veprimi i Rubiales ka shkaktuar polemika të mëdha në Spanjë dhe më gjerë, si dhe thirrje për dorëheqjen e tij.

Qeveria spanjolle ka nisur procedura ligjore ndaj 46-vjeçarit, ndërsa shtëpia e futbollit botëror, FIFA, ka nisur procedurë disiplinore ndaj tij.

Jose Luis Rubiales është në mesin e një cikloni teksa presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit puthi në mënyrë të papritur futbollisten e kombëtares së Spanjës, Jennifer Hermoso. Kritikat kanë qenë të shumta për numrin një të futbollit spanjoll, ndërsa kërkohet dorëheqja e tij.

Deri më tani, Rubiales refuzon ta paraqesë dorëheqjen teksa nga ana tjetër, mamaja e tij, Angeles ka marrë një vendim ekstrem. Ajo është futur në grevë urie dhe këtë e bën në një kishë.

Angeles bëri të ditur se do të vazhdojë grevën e urisë në një afat të pacaktuar, derisa djali i saj të marrë drejtësi dhe të gjithë ta kuptojnë se nuk bëri asgjë gabim në rastin e puthjes me Hermoson pasi sipas Rubiales është nga ata që nuk i bën keq askujt. Ndër të tjera, Angeles i kërkon edhe protagonists, Hermoso të flasë të vërtetën

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here