Ka nisur nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTK në sallën e madhe të Pallatit të Rinisë në kryeqytet. Në hapje të kësaj mbrëmje në skenë është ngjitur këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Anjeza Shahini, e cila është përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në “Eurosong”.
“Kënaqësi shumë e madhe të jem sot këtu në këtë skenë në një ngjarje kaq të madhe për kulturën dhe muzikën shqiptare”, ka thënë ajo pasi u ngjit në skenë, teksa po performon me këngët e dy divave të muzikës shqiptare, Vaçe Zela dhe Nexhmije Pagarusha./RTK