spot_imgspot_img
spot_img

Njësia elitare e policisë – Kurtit: Mos luani me ne, na e hoqët shtesën e rrezikshmërisë që e kishim

Përfaqësuesi i Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive në protestën e sotme para Qeverisë i ka bërë thirrje kryeministri Albin Kurti që t’i marrë parasysh kërkesat e tyre se nuk do të zmbrapsen më prej tyre.

“Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive jemi mbledhur para objektit të Qeverisë për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë e tona lidhur me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë, si dhe mos përfshirjen në shtesat tjera të parapara me ligj”.

“Këto dy njësi janë të trajnuara dhe përgatitur me standardet më të larta ndërkombëtare, operatorët e këtyre dy njësive janë të specializuar dhe certifikuar kundër terrorizimit, lirimin e pengjeve dhe rastin ku cenohet siguria kombëtare, janë të specializuar në trajtimin e kërcënimeve me eksploziv dhe bomba”.

“Prandaj, jemi njësi elite të Policisë së Kosovës, këto dy njësi janë të përgatitura dhe trajnuara nga akademitë më prestigjioze në botë. Jemi të përgatitur dhe të barabarta me njësitë elite të botës një gjë të tillë e dëshmon pjesëmarrja në shumë operacione policore”.

“Nuk datojnë nga dje ka më shumë se 10 vite për benefite që na takojnë këto premtime nuk janë realizuar, mungesa e ligjit të pagave edhe nëntë muaj pas miratimit nuk janë marrë kërkesat tona parasysh. Jemi unik në kërkesat tona sepse janë legjitime dhe emergjente nuk të zbrapsemi në realizimin e tyre, të marrin hapa konkret. në realizimin e tyre dhe qeverinë”.

“I nderuar kryeministër, ju i dini shumë mirë kërcënimet dhe rreziqet që operatorët e këtyre operacioneve marrin jo vetëm gjatë detyrës zyrtare, por edhe privatisht.”

“Prandaj, mos luani me dinjitetin tonë, mos luani më familjet tona.”

“Ne kemi dëshmuar veten në të kaluarën dhe së fundmi, në neutralizimin e sulmit terrorist më 24 shtator 2023.”

“Kërkojmë nga ana juaj, që propozimin për shtesat e rrezikshmërisë, ta merrni parasysh.”

“-kategorizimi si njësi të veçanta, dhe përfshirja në listën e ekspertëve”

“-rrezikshmëria të caktohet në 50 për qind të pagës bazë.”

“-kërkesat tona janë absolutisht ekonomike, lehtë të realizueshme, kërkojmë të mos përdoremi nga askush për qëllime politike.”, u shpreh përfaqësuesi i “FIT”.

Op/Ed

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Hipokrizia dhe manipulimi politik i Kurtit me Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore në prag të zgjedhjeve

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës (PDK) Deklarata...

Epoka e ekstremeve 1821-1997

Nga Astrit Gashi Avokati mbrojtës, Klonari, i cili mbronte Aranitët...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE   Sipas Nënës Tereze natyra njerëzore ka nevojë më...

Organizata Shqiptaria shtrihet në qytetin e Lidhjes së Prizrenit

    Sot u mbajt Kuvendi konstituiv i degës së 'Organizata Shqiptaria' në Prizren, një ngjarje që shënon zgjerimin e mëtejshëm të organizatës në rajone të...

Serwer: BE-ja t’i bëjë “hajr” vetes dhe ta braktisë politikën e dështuar të qetësimit të Serbisë

Daniel Serwer, profesor në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara (SHBA), njëherësh njohës i dalluar i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një...