spot_imgspot_img
spot_img

NUK KEMI ULJE TË PAPUNËSISË, POR KEMI IKJE TE POPULLSISË!

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlamentit të Kosovës

 

Tani po i jap të drejtë në reagim, Kryeministrit shqiptarë, kur deklaroi se, “një person që pas moshës 40 vjeçare ka ketë pamje fytyre si ai Vulini i Vuçiqit nuk ja vlen ti përgjigjem”. Por, ky Bislimi i Kurtit, me fytyrën e mbuluar me syze, (si unë), për deklaratën se “ka një ulje impresionuese të pa punësisë” në qeverisjen Kurti, duhet demantuar për diletantizmin deri në injorancë, me të cilin po tallet me gjendjen e rënde sociale të qytetarëve të Kosovës.

 

Së pari, po te kishte rënie ta pa punësisë siç pretendon Zv. Kryeministri Bislimi, atëherë sipas të dhënave të ASK, numri i te punësuarve kontributdhënës ishte 700,000, e tani është vetëm 380,000. Pra, po shihet se nuk kemi ulje të papunësisë, por kemi ikje te popullsisë! Do të thotë se i kemi mbi 400 mijë të pa punë, më pak në Kosovë, sepse kanë ikur jashtë vendit. E shumica e tyre në këto katër vite. Pra ky fakt tregon se popullsia pasivisht ka ikur nga viti 2019, mu për shkak të papunësisë dhe për pasoj se gjendja sociale është pa përballueshme dhe pa perspektives. Për ta dëshmuar ketë, po e krahasojmë vetëm më regjistrimin civil që po ndodh tani, e që na jep shifra të përafërta.

Nëse Kosova ka pasur me regjistrimin e vitit 2011, gjithsejtë popullsi rezidente 1.78 milion, ndërkohë, kemi pasur një shtim natyral mesatar prej 25,000 lindjesh në vit, që i bie 25,000 x 23 vite = 575,000 lindje. Pastaj mortaliteti 8,500/për vit, i bie që për 23 vite zvoglimi i popullsis kosiderohet të jetë prej 195,500. Atëherë, i kemi 575,000 – 195,500= 379,500. Do të thotë se Kosova është dashur ti ketë rreth 380,000 banorë më shumë nga viti 2011. Pra, nga gjithsej 1,780,000 banorë sa ka pas në regjistrimin e fundit, tani duhet të jenë mbi 2 milion banorë apo: 1,780,000 +380,000= 2,160,000. Nëse me këtë regjistrim del se popullsia e përgjithshme është 1.6 milion atëherë kemi minus 560,000 banor. Kjo i bie se nga Kosova kanë ikur për këto vite 560,000 banorë. Jo zv. kryeministër, e kryenegociator i vrasjes së shpresave e perspektives së qytetarëve të Kosovës, nuk kemi “rënie impresionuese të papunësisë” po kemi “ikje tragjike të popullsisë” apo të rinjve dhe atë më përgatitje universitare.

 

E kjo vije si rezultat i përkeqësimit të kushteve të jetës apo varfërimit të skajshëm social, papunësisë dhe pa perspektives, për shkak të ndaljes së zhvillimit ekonomik, degradimit të arsimit dhe shëndetësisë. Po të flasim me gjuhen e statistikave si Kosovë, rreth 16 milion euro për ditë, i shpenzojmë para të gatshme që dalin jashtë vendit, duke blerë produkte të importuara. Që i bie së nxjerrim jashtë vendit 480 milion euro për çdo muaj Këto janë para që dalin nga kursimet/pagat e punëtorëve, zyrtarëve, ndërmarrësve apo në formë kredish të rënda për bizneset. Këto para shkojnë në të shumtën në artikuj të shportës familjare. Edhe pse deklaroni për shifra milionëshe subvencionime, grante, etj. duhet që Ministri i linjës të na thotë se ku mbeten 260 milion të subvencionimit të prodhimeve bujqësore? Cili është efekti i tyre, meqë u subvencionua për të rritur produktin vendor? Pse nuk kemi prodhim me të lartë e çmime më të ulta, nëse me të vërtet keni subvencionuar. Por, po blejmë produkte nga jashtë, e jo cilësore. Ministër për shkak të keq ushqyerjes kemi 700 raste të reja me kancer. Këta erdhën me premtimin se do t’i përkrahin prodhuesit për prodhimet vendore, për t’i zëvendësuar prodhime të huaja. Ndërsa këta jo vetë që nuk i ndihmuan qytetarët, por me Ligjin e ri për ATK, po bëhen pengesë, po ulin rentabilitetin dhe po i falimentojnë ndërmarrësit dhe i pamundësoni investitorët e mundshëm. Kjo qeveri lëshoi tre raste të arta për rritje të zhvillimi ekonomik.

 

Pandemia, bëri që BE të ndaloj eksportin e mallrave kineze. Kjo krijoi një mundësi për rritje të eksportit të mallrave kosovare në tregun evropian. Në vend të stimulimit të prodhuesve vendor, kjo qeveri i ngulfati ata me politikat majtiste fiskale. Rasti tjetër ishite rritja e kërkesave për energji, që i mundësoj Kosovës eksportin e thëngjillit, për të cilin kishte kërkesa konkurruese. Edhe ketë rast e bllokoi kjo qeveri, duke u orientuar në blerje korruptive përmes diplomatëve, si rast GEN. Dëmi i tretë që iu bë qytetarëve dhe ekonomisë vendore, është ndalja e investimeve kapitale, në projekte madhore që gjenerojnë punë e punësim masiv. Po ashtu sipas ASK, deficiti tregtarë ka kapur shifra marramendëse. Viti 2023, është mbyllur me disbalancin në mes eksportit të produkteve vendore dhe importit të produkteve të huaja. Importi ka arritë vlerën rreth 5,9 miliardë, për deri sa, eksporti i mallrave venfore, ka mbetur në vlerën prej 863.1 milion euro. Një ekonomi mesatarisht rentabile është, kur ka bilanc tregtar së paku 50 /50 eksporti e importi apo kur eksporti është me i madh.

Gjendja e ekonomive familjare është stërkequr në nivel të njëjtë si në vitet e para pas luftës, pasi që siç ka deklaruar vet kryeminatori në foltoren e kuvendit, numri i të mbështeturve me ndihma sociale 20 apo 100 euro në fund të vitit, ka shkuar rreth 400 mijë, dhe sipas tij po ashtu, janë hapur edhe 13 kuzhina popullore, ku mund të ushqehen falas qytetarët në varfëri të skajshme që nuk e sigurojnë dot as bukën e gojës. Nja dukuri që duhet venë në pah është po ashtu, vazhdimi i degradimit të tokës bujqësore? Kur ishin në opozitë, çdo ditë kanë ngritur akuza më shume fiktive dhe për të krijuar recepcion te masat se sa real, duke e pretenduar ketë fenomen, edhe pse në qeverisjet e kaluara, operatorëve ekonomik ju ka mundësuar të punojnë, por jo ta degradojnë ambientin dhe tokat bujqësore. Kurse sot, ju jo vetëm që nuk po ju ndihmoni të punojnë operatoret ekonomik por po i pengoni, edhe token bujqësore po e degradon. Kujtoj kohen kur ishit në opozitë dhe akuzonit për pika karburanti. Tani jo vetëm që nuk i ndaluat por po i lejoni të ndërtohen edhe vend e pa vend, duke cenua edhe infrastrukturën kritike! Pra sot, qytetarëve ju intereson vetëm gjendja e tyre sociale dhe ekonomike, dhe se, a mundet në fund të muajit t’i paguaj faturat dhe të mbijetoi.

Kryeministri ka deklaruar se ai vetëm jeton. Kështu njëjte edhe të gjithë ata që përbëjnë qeverisjen Kurti dhe spektrin politik. Të njëjtit, po ashtu, po mundohen që me iniciative politike e patriotike në veri, nxitjen e patriotizmin kundër ndërkombëtarëve dhe punën revolucionare në infrastrukturë rrugore në muajt e fundit të qeverisjes, t’i mbulojnë dështimet në ekonomi dhe krimin e organizuar të hajnisë edhe në rezervat e shteti, librat e familjeve, energji, etj. Qytetarët e zhveshur nga dinjiteti për shkak të varfërisë sociale, nuk kanë interes më për tema e veprime patriotike deri në patetizem, me karakter populist që ju lexohet synimi për efekt elektoral, duke mos kuptuar se Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë të qeverisen e zhvillohen e jo të ushtrohet pushteti politik mbi to. E një forme të tillë pushtetrimi e kemi parë këto katër vite të qeverisjes nga kjo qeveri.

Op/Ed

Arrestim dhe denim meritor për përsonat që i dhanë Statusin e Veteranit Faton Hajrizit

Nga Bastri Beka / Feniksi Tashmë dihet se i ndjeri...

Thirrje për ruajtjen e vlerave të UÇK-së

Të dashur bashkatdhetarë! Është thelbësore që të ruajmë dhe të...

Traktati i Paqes Kurti-Serbi, një Lëvizje Politike për Status Quo-në?

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlamentit të Kosovës Kryeministri...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ramadani: Sveçlën e kanë gjuajtur me kallash në Ujman dhe ka ikë

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se në fillim të korrikut, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal...

Arrestim dhe denim meritor për përsonat që i dhanë Statusin e Veteranit Faton Hajrizit

Nga Bastri Beka / Feniksi Tashmë dihet se i ndjeri Faton Hajrizi ka patur statutin e veteranit të luftës së UÇK-së. Si qytetar dhe...

“Bosna e Lirë” njihet si medium serioz, sqarohet drejtori i TV-së Gërvalla

Drejtori i Televizionit  Rilind Gërvalla ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në RTK që i referohet lajmit të medias boshnjake “Slobodna Bosna”.   Në një...