spot_imgspot_img
spot_img

Obama e paralajmëron Izraelin për viktimat civile në Gaza: Mund ta arrini të kundërtën e synimit

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në një koment të rrallë si ish-president për një krizë në çështje globale, paralajmëroi se strategjia ushtarake e Izraelit mund ta sjellë rezultatin e kundër të synimit të saj, nëse ky shtet vazhdon që ta shpërfillë koston njerëzore.

Përmes një deklarate me shkrim, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri thirrje Izraelit që ta kufizojë numrin e viktimave civile, duke shtuar se shkaktimi i viktimave të tilla do të armiqësojë disa gjenerata të palestinezëve, do ta dobësojë përkrahjen globale dhe dhe t’i minojë përpjekjet afatgjate për paqe, raporton agjencia “Reuters”.

“Tashmë mijëra palestinezë janë vrarë nga bombardimi i Gazës, shumë prej tyre fëmijë. Qindra mijëra janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre”- shkroi Obama.

“Vendimi i Qeverisë së Izraelit për t’i ndërprerë ushqimin, ujin dhe rrymën për një popullsi civile që është rob rrezikon jo vetëm që të përkeqësojë një krizë humanitare në rritje”- shtoi ai.

“Ky (vendim) mund t’i ashpërsojë edhe më tej qëndrimet palestineze me gjenerata, ta dobësojë përkrahjen globale për Izraelin, mund t’iu konvenojë armiqve të Izraelit dhe t’i minojë përpjekjet afatgjate për të arritur paqe e stabilitet në rajon”- shkroi më tej ish-presidenti amerikan.

Obama e dënoi edhe sulmin e Hamasit dhe e ritheksoi mbështetjen për të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur veten.

Nuk qe menjëherë e qartë nëse Obama e kishte bashkërenduar deklaratën e tij me presidentin amerikan, Joe Biden, i cili ishte nënpresident në kohën e pushtetit të Obamës. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, planifikoi të martën që të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Lindjen e Mesme, edhe pse qe e paqartë se çfarë veprimesh mund të ndërmerren nga ky institucion, ku pesë fuqitë me të drejtë të vetos duken të përçara.Nacionale

Op/Ed

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ziadin Sela, feniksi që i fiton të gjitha betejat

Mbështetja e Frontit Evropian që erdhi nga Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptaret doli të jetë vendimtare per fitoren e Frontit Evropian në Tetovë,...

Meloni reagon ndaj dokumentarit RAI3, i del në mbrojtje Ramës

Kryeministria italiane, Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të Rai3 në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. “Shqipëria...

Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj përballemi me VMRO-DPMNE-në

Frontit Europian vazhdon fushatën për zgjedhjet parlamentare. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, sot qëndroi në Strugë dhe Dibër, ku foli me qytetarët e këtyre...