spot_imgspot_img
spot_img

Opera e Kosovës ka nderin të prezantojë alton Besiana Mehmedi në rolin e Plakës

Këto ditë janë mbajtur provat gjenerale të hapura për operën e parë kosovare “Goca e Kaçanikut” e cila u shfaq për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa dje për studentët. Këto shfaqje i paraprijnë premierës absolute që jepet sonte, ku do të performojë profesoresha e Fakultetit të Arteve, Prof. Dr. Besiana Mehmedi e cila realizon rolin e Plakës – nënës fisnike shqiptare.
Kjo operë realizohet në Kosovë pas gjysmë shekulli dhe është kompozuar nga Akademiku Rauf Dhomi, me libreto nga Ajmone Dhomi e Jusuf Buxhovi. Në skenë janë mbi 100 artistë: solistë, kor, orkestër, të cilët po bëjnë historinë e operës kosovare nën drejtimin e Mjeshtrit të Madh nga Shqipëria Nikolin Gurakuqi.
Operës së Kosovës i dëshirojmë suksese në realizimin e kësaj opere të parë kosovare ku Universiteti i Tetovës ka kënaqësi e privilegj të ketë pjesë të këtij kasti, solisten dhe profesoreshën tonë të përkushtuar dhe të mirënjohur Besiana Mehmedi e cila nesër do ta finalizojë punën e saj intensive disamujore në realizimin e këtij roli të karakterit dramatik e epik.
Besiana, ka mbaruar studimet për kanto në Prishtinë dhe Tiranë. Si studente spikatë me talentin e saj dhe në kuadër të Akademisë së Arteve realizon rolet “Clarina” nga opera “Il cambiale del matrimonio” të Rossinit, “Cherubino” nga “Le nozze di figaro” të Mozartit dhe më pas, si e sapo diplomuar debuton me shumë sukses në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, me rolin e Inesit në shfaqjen e parë moderne shqiptare “Dhoma” të Ermir Dergjinit, të gjitha këto role të drejtuara nga regjisori Nikolin Gurakuqi.
Paralelisht me karrierën interpretative, Besiana Mehmedi vazhdon rrugën e të atit në fushën e publicistikës dhe gazetarisë muzikore duke bashkëpunuar me shumë revista të kohës, Televizionin e Maqedonisë dhe Radion Shtetërore Australiane. Nga viti 2006 është e punësuar në Universitetin e Tetovës – Fakulteti i Muzikës. Ka të botuara një sërë punimesh shkencore dhe monografi. Ka marrë pjesë në festivalin “Vera e Ohrit” me shfaqjen “Rrëmimi i Eunice Wiliams-it” në vitin 2007 ku ka realizuar rolin kryesor – Kanenstenhavi, me regjisore Natasha Popllavska.
Në vitin 2019 ka realizuar rolin e Orfeut në “Orfeo ed Euridice” të Gluckut me regjisor Trajko Jordanovski. Ka realizuar nëntë koncerte solistike në Shkup, Tiranë, Tetovë dhe Manastir. Ka performuar me sukses në Filharmoninë e Maqedonisë, në Qendrat Informative Kulturore të RMV-së në Sofje, Stamboll dhe Nju Jork.
Si soliste ka bashkëpunuar me orkestrën e RTSH-së, me orkestrën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Shkup, me Orkestrën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë dhe dirigjentët e njohur Zhani Ciko, Sasho Tatarcevski, Edmond Doko dhe Jetmir Barbullushi. Ka marrë pesë çmime të para, dy çmime për interpretim, çmimin “Nexhmije Pagarusha”, dy çmime të dyta dhe një çmim të tretë në festivalet e këngës së kultivuar shqipe. Besiana Mehmedi ka mbaruar dy magjistratura: një në muzikologji dhe një në kanto me sukses maksimal.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...