Organizata Shqiptaria kërkon nga qeveria, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe organet ligj-zbatuese të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e regjistruesve që po marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë. Këta regjistrues, pa miratimin e pjesëmarrësve në regjistrim, vendosin në mënyrë arbitrarë dhe i regjistrojnë me religjionin Islam.
Kemi raportime nga anëtarët tanë dhe qytetarë të tjerë se në rubrikën “tjetër Specifiko”, nuk ju jepet mundësia për të deklaruar sipas dëshirës së pjesëmarrësve në regjistrim, ( në këtë rast) duke i vënë në vështirësi dhe duke u arsyetuar se nuk u ja lejon sistemi.
Ne dyshojmë se ky keqpërdorim nuk është i rastësishëm, por është nxitur nga grupe dhe individë që nuk i duan të mirën e Kosovës. Kërkojmë që të gjithë pjesëmarrësit të kenë mundësinë të zgjedhin religjionin që besojnë. Kjo paraqet shkelje të drejtave të njeriut dhe cenon integritetin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë.
Thuhet në deklaratën e dërguar Kryeshefit të Agjensionit të Statistikave të Kosovës z. Avni Kastratit nga kryetari i Organizatës Shqiptaria, z.Muhamet Latifi