spot_imgspot_img
spot_img

Osmani: Pikënisja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duhet të jetë Kushtetuta e Kosovës, jo propozimet nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha sot se projekt statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i paraqitur nga Ekipi Menaxhues javën e kaluar në Bruksel, është model për një Republikë Serbe dhe dëshmon se Serbia nuk brengoset për të drejtat e pakicave, por që të ketë një instrument nëpërmjet të cilit do të sfidonte sovranitetin, tërësinë tokësore dhe shtetësinë e Kosovës.

“Pika fillestare duhet të jetë Kushtetuta e Kosovës. Jo një propozim nga Serbia që synon krijimin e një Republike të Milorad Dodikut apo edhe më keq në rajonin tonë dhe të na kthej prapa në vitet e 90-ta. Kjo duhet të refuzohet njëzëshëm si një model jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe jo të shihet si bazë për bisedime”, tha presidentja Osmani, duke ju referuar vlerësimeve të zyrtarëve evropianë se projekt statuti është një pikënisje për diskutimet e ardhshme rreth kësaj çështjeje.

Presidentja Osmani, e cila po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara, tha në një bashkëbisedim me bashkëpunëtoren e Këshillit të Atlantikut, Ilva Tare, se përpjekjet për ta bërë Asociacionin më të rëndësishëm sesa marrëveshjet tjera të arritura në bisedimet me Serbinë, “është një rrugë shumë e rrezikshme për të ardhmen e dialogut. Ne nuk duhet të biem në kurthin e (Aleksandar) Vuçiçit, që nënkupton vetëm vonesa dhe zvarritje të procesit”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi me 2 maj në Bruksel projekt statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ndërsa propozoi një projekt pikëpamje të frymëzuar nga një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha javën e kaluar se zbatimi i kësaj marrëveshjeje fillon me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe se statuti duhet të jetë “fryt i një kompromisi”.

Themelimi i Asociacionit parashihet edhe me pajtimin e arritur në Ohër me 18 mars ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rrugën e zbatimit të një marrëveshjeje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Diplomatët perëndimorë kanë paralajmëruar pasoja për mospërmbushjen e marrëveshjes dhe pëfritimet nëse ajo zbatohet.

Presidentja Osmani tha të mërkurën se “Kosova ka marrë garanci që nëse e pranon marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit me Serbinë, atëherë një nga çështjet për të cilat do të përfitonte mbështetje të madhe do të ishte Partneriteti për Paqe e më pas anëtarësimi në NATO që ishte një shtytje pozitive”.

Presidentja Osmani, tha ndërkaq se është shumë e rëndësishme që Perëndimi të mos lejojë boshllëk në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që mund të shfrytëzohet nga faktorët e tretë.

“Historikisht Rusia ka treguar interes për të shfrytëzuar Ballkanin Pernëdimor për ta destabilizuar pjesën tjetër të Evropës. Rusia mund të ketë sukses sepse në Evropën juglindore ajo ka një shtet që është zgjatim i saj, e kjo është Serbia, një vend autokratik”, tha presidentja Osmani.

Serbia është vendi i vetëm evropian që nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Moskës për pretendimet e Beogradit ndaj Kosovës, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë./VOA

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...