spot_imgspot_img
spot_img

“Pa ta q* atë nanë që t’ka pjellë se la”/ Kërcënimi brutal i avokatit të Albulena Haxhiut ndaj prokurorit

Dy ditë më parë, Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se prokurori disiplinor Rexhep Veseli, është kanosur përmes e-mailit nga kryetari i degës regjionale në Prishtinë, avokati Nasuf Hasani.

Gazeta Insajderi ka siguruar emailin ku avokati Hasani kërcënoi prokurorin Veseli.

Referoju e-mailit të datës 11 maj 2023, kur e ke shpall vetën kompetent në raport me Behar Ejupin, prej këtij momenti edhe një herë bon vaki e me dërgon diçka ose pa ta q* at nanë që t’ka pjellë se la. Ke me u bindë, po të garantoj se je tu ma rreziku familjen tem bre qen bir qeni“, ka shkruar avokati Nasuf Hasani në emailin dërguar prokurorit Rexhep Veselit.

Veseli ia dërgoi këtë email avokatëve të tjerë të OAK, derisa tha se e ndien vetën të obliguar ta ndajë me avokatët tjerë emailin origjinal të pranuar nga avokati Hasani.

Kam pranuar një email që në vete përmban kanosje dhe ofendim për mua dhe familjen time“, ka shkruar Veseli.

Ndryshe, OAK përmes një njoftimi për media me datë 29 nëntor tha se Veseli mori kërcënime serioze nga Hasani.

Prokurori Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Rexhep Veseli, me tu paraqitur sot në punë, ka kuptuar se në e-mailin e tij zyrtar ka arritur një e-mail (në ora 01:14 min pas mesnatës) nga avokat Nasuf Hasani, i cili mban pozitën e Kryetarit të Degës Regjionale në Prishtinë, përmes së cilës është kanosur dhe se kjo e-mail ka përmbajtje kërcënuese serioze. Kanosja ka të bëjë me punën dhe detyrat zyrtare të Zyrës së Prokurorit Disiplinor”, thuhet në njoftim.

Oda e Avokatëve të Kosovës, dënon ashpër kërcënimet dhe kanosjet e kryetarit të Degës së Prishtinës, në drejtim të Prokurorit Disiplinor dhe se veprime të tilla janë të pa pranueshme e që dëmtojnë prestigjin e avokatit dhe Odës së Avokatëve të Kosovës”, vijon njoftimi.

Rasti është lajmëruar në Policinë e Kosovës nga Zyra e Prokurorit Disiplinor, andaj Oda e Avokatëve të Kosovës, kërkon nga organet kompetente ta trajtojnë rastin dhe të ndërmarrin të gjitha masat konform ligjit.

Insajderi dy ditë më parë raportoi se komisioni i Ankesave, ia ka ashpërsuar dënimin avokatit Nasuf Hasani, avokat ky i angazhuar nga ministrja Albulena Haxhiu. Nga 500 dënimi tij është bërë në 2500 euro, siç thuhet për të arritur efektin e disiplinimit, pasi që i njëjti sipas këtij vendimi, është recidivist-përsëritës i shkeljeve disiplinore.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Mexhiti: Qeveri pa shqiptarët s’mund të ketë, ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistë për Radio Televizionin e Shqipërisë tha se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër...

Baton Haxhiu futet në SPAK i maskuar

Analisti Baton Haxhiu është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, i kamufluar me kapele, për t’i shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët monitorojnë se...

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...