Me moton “Libri triumfon”, po mbahet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, ndërsa mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës
Ndërsa në këtë panair do të ketë mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair, ku spikasin kurorëzimi i veprimtarisë letrare të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, me botimin e kompletit shtatëvëllimësh të veprave letrare, të cilat përfshijnë shtatë dekada krijimtari; botimi dhe promovimi i vëllimit të fundit të ditarëve të Rexhep Qosjes, një komplet prej nëntë vëllimesh.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40 mijë vizitorë, mes tyre nxënës, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike dhe intelektuale e Kosovës.
Gjithashtu, sipas MKRS-së, në panair do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.
Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00.