spot_imgspot_img
spot_img

Procesi i Berlinit: Diskutime të “vjetra” dhe një temë e re në tavolinë për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor

Samiti i Procesit të Berlinit mblodhi në Londër udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët e disa vendeve të Bashkimit Evropian. Fokusi ishte në forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit. Një nga temat ishte edhe migrimi i paligjshëm.

Në këtë samit prezent ishte edhe kancelari gjerman Friedrich Mertz, i cili tha se zona e Ballkanit Perëndimor është strategjikisht e rëndësishme për Berlinin. Në samit erdhi edhe kryediplomatja evropiane, Kaja Callas. Ata diskutuan pranimin e anëtarëve të rinj në BE.

Në fjalimin e tij në hapje të samitit, kryeministri britanik Keir Starmer e përshkroi Ballkanin Perëndimor si një udhëkryq evropian.

“Rajoni  i Ballkani Perëndimor është përshkruar si udhëkryq i Evropës, por shpesh ka qenë poligon i testimit i Evropës – vendi ku testohet siguria e kontinentit tonë”, tha Starmer në nisje të samitit.

Starmer shtoi se bisedimet do të përqendrohen në sigurinë, migrimin dhe rritjen ekonomike, dhe se udhëheqësit do të diskutojnë se si të kundërshtojnë “ndikimin keqdashës” të Rusisë, si dhe çrrënjosjen e korrupsionit dhe çështjet e përbashkëta të migracionit.

Britania e Madhe, tha gjithashtu ai, është në negociata të vazhdueshme me disa nga vendet për të pritur të ashtuquajturat qendra kthimi ku Britania e Madhe mund të dërgojë azilkërkuesit e refuzuar para se të deportohen.

Kosova është bërë vendi i parë që ka konfirmuar publikisht se po shqyrton mundësinë e ndërtimit të qendrave për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar nga Britania, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se Kosova “dëshiron të ndihmojë” Mbretërinë e Bashkuar në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, në këmbim të mbështetjes për forcimin e sigurisë ndaj kërcënimeve nga Serbia dhe Rusia.

Qeveria e Keir Starmer ka prezantuar masa të tilla si ngrirja e aseteve dhe ndalimi i udhëtimit për individë dhe grupe që ndihmojnë migrantët të arrijnë në brigjet e Ishujve Britanikë në mënyrë të paligjshme.

“Ekziston një rrugë kriminale që sjell migrantët në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet Ballkanit Perëndimor dhe ne, së bashku me partnerët tanë evropianë, jemi të përkushtuar fuqimisht për ta mbyllur atë rrugë”, tha Starmer në një deklaratë me shkrim.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se mbështet rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

“Do të doja të theksoja edhe një herë: këto vende, të cilat ne i quajmë vende të Ballkanit Perëndimor, na përkasin neve”, tha Merz në Londër të mërkurën, më 22 tetor, pas një konference në kuadër të të ashtuquajturit Procesi i Berlinit.

Kancelari gjerman u tha përfaqësuesve të këtyre vendeve se ato janë të mirëpritura si anëtarë të BE-së.

“Ne e trajtojmë njëri-tjetrin si partnerë të barabartë dhe kjo nuk është një arritje e vogël në një rajon që ende përndiqet nga hijet e së kaluarës, ku ende ekziston retorika nacionaliste dhe përçarëse”, tha Friedrich Merz.

Një mesazh për Serbinë dhe Kosovën

Kancelari gjerman i bëri thirrje konkretisht Serbisë dhe Kosovës të kapërcejnë dallimet e tyre. “Është koha që këto dy vende të zbatojnë plotësisht angazhimet që kanë marrë”, tha ai.

Merz theksoi gjithashtu se varet nga secili prej këtyre vendeve nëse dhe kur do të bashkohen me BE-në. “Reformat në këto vende janë çelësi i kësaj, dhe ne si Bashkim Evropian nuk mund dhe nuk do të ofrojmë asnjë lëshim këtu.”

Kryeministri në detyrë i Kosovës,  Albin Kurti e përdori fjalimin e tij në samitin e 12-të të Procesit të Berlinit për të bërë kritika të ashpra ndaj Serbisë, duke theksuar se siguria dhe stabiliteti i rajonit mbeten në rrezik për sa kohë që, siç tha ai, “sulmet ndaj sovranitetit të Kosovës mbeten të pandëshkuara”.

Kurti theksoi veçanërisht sulmin në Banjskë për të cilin Milan Radoiçiq, atëherë nënkryetar i Listës Serbe, mori përgjegjësinë.

Ai theksoi se drejtësia në atë rast ende nuk është vënë në vend dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të mbyllë sytë ndaj, siç tha ai, “sjelljes së fqinjit armiqësor në veri”.

“Këto lloj sulmesh nuk duhet të lejohen të ndodhin përsëri. Heshtja dhe pandëshkueshmëria inkurajojnë sulme të reja dhe dërgojnë mesazhin se sovraniteti i Kosovës mund të shkelet pa u ndëshkuar”.

Ai gjithashtu beson se i gjithë rajoni nuk mund të konsiderohet i sigurt ndërsa Ballkani Perëndimor, siç tha ai, “është jashtë strukturave evropiane dhe euroatlantike”.

Ai bëri thirrje për mbështetje më të fortë për rajonin në procesin e anëtarësimit në BE dhe NATO, duke deklaruar se pa këtë hap, mbetet hapësirë ​​për “ndikim rus dhe kinez”.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Shtetasi zviceran vdes në aeroportin e Prishtinës, iu keqësua gjendja përderisa po priste për të udhëtuar

Një shtetas zviceran ka vdekur në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Njoftimi: Aeroporti Adem Jashari, Lipjan 22.10.2025 – 21:00....

Vdes një shtetas zviceran në Aeroportin e Prishtinës

Një shtetas zviceran ka humbur jetën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Sipas Policisë, viktimës iu kishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtit i...

Nagavci thirrje LDK-së: që të votojë formimin e Qeverisë Kurti

Ministrja e Arsimit në detyrë, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që të votojë formimin e Qeverisë Kurti, duke theksuar...