spot_imgspot_img
spot_img

Prokuroria Speciale deklarohet pas intervistimit të ministres Rozeta Hajdari

Ministrja e Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në mëngjesin e sotëm për disa orë është intervistuar brenda Prokurorisë Speciale.

Hajdari është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës, ku po dyshohet se e ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, rasti ka të bëjë me rezervat shtetërore.

“Pas interesimit të madh të mediave, Prokuroria Speciale, njofton opinionin publik se, sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Tutje, thuhet se ministrja Hajdari e ka shfrytëzuar të drejtën e saj që të mbrohet në heshtje.

“Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje”, deklarohet Prokuroria në komunikatë./EO

Op/Ed

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Kosova një pikë e zezë në hartën e Evropës

Nga Hisen Berisha Pasojat e propagandës kundër shtetit, të këtyre qeveritarëve para dhe pas ardhjes në pushtet, tani po sjellin efekte domino. Kur udhëheqin njerëzit e...

Ziadin Sela, feniksi që i fiton të gjitha betejat

Mbështetja e Frontit Evropian që erdhi nga Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptaret doli të jetë vendimtare per fitoren e Frontit Evropian në Tetovë,...

Meloni reagon ndaj dokumentarit RAI3, i del në mbrojtje Ramës

Kryeministria italiane, Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të Rai3 në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. “Shqipëria...