spot_imgspot_img
spot_img

Protesta për ish-krerët e UÇK-së, Hoxhaj: Kurti duhej të bënte thirrje për pjesëmarrje masive në Tiranë

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vlerësuar pjesëmarrjen e gjerë në protestën e zhvilluar në Tiranë në përkrahje të luftës së UÇK-së, duke shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që iu bashkuan këtij akti simbolik të kujtesës dhe solidaritetit.

Në një intervistë në RTSH, Hoxhaj tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sipas tij, do duhej të kishte bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën për UÇK-në në Tiranë, dhe jo të përpiqej ta godiste atë përmes një lufte hibride.

“Mendoj se Kurti duhet të bënte thirrje për rritjen e pjesëmarrjes masive në protestën e UÇK-së në Tiranë dhe mos ta godiste nëpërmjet një lufte hibride këtë gjëmë madhështore që po zhvillohej në Tiranë”, u shpreh ai.

Hoxhaj foli edhe rreth themelimit të Gjykatës Speciale, për të cilën se ka qenë një kërkesë e drejtpërdrejtë nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht ShBA dhe BE, dhe se ishte më e udhës të themelohej nga institucionet e Kosovës sesa nga OKB.

“Ka qenë një kërkesë që më mirë të themelohej nga Kosova sesa të themelohet një gjykatë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”.

Po ashtu, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës tha se procesi gjyqësor në Hagë ka treguar qartë se nuk ka prova të besueshme ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe se drejtësia do të triumfojë.

“Procesi deri tani ka treguar që Prokuroria nuk ka dëshmi të mirëfillta dhe jeni të sigurt që z. Thaçi, z. Veseli, z. Selimi dhe z. Krasniqi do të jenë triumfues në fund të procesit dhe do t’i kthehen familjes, por edhe jetës politike në Kosovë”, deklaroi Hoxhaj.

Ai e cilësoi këtë proces si një goditje në raport me Kosovën dhe me imazhin e saj ndërkombëtar, duke shtuar se Gjykata Speciale ka tejkaluar mandatin dhe misionin e saj.

Hoxhaj shprehu shpresën se pranvera e vitit të ardhshëm do të sjellë lajme të mira për liderët që ndodhen në mënyrë të padrejtë në Hagë.

“Unë shpresoj që në pranverën e vitit të ardhshëm ky proces të mbyllet me lajme të mira për liderët që ndodhen në mënyrë të padrejtë në Hagë”.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Dy të vrarë në një sulm të ri izraelit

Agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP raportojnë se dy persona janë vrarë në një sulm të ri izraelit . Në raportimin e tyre thuhet se...

Dua Lipa kryeson listën e personave më të pasur në botë

Superylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur në krye të “Listës së të Pasurve” për...

Rita Ora fillon të ndjek Yll Limanin në Instagram – vëmendje ndërkombëtare për artistin shqiptar

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka befasuar fansat e saj shqiptarë, pasi ka filluar së fundmi të ndjekë në Instagram artistin e njohur...