Nga Astrit Gashi
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur konferencë për medie, duke kërkuar lirimin e kryetarit Dardan Molliqaj dhe aktivistëve tjerë të kësaj partie.
Ata u arrestuar gjatë protestës së PSD-së në kundërshtim të vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova e cila erdhi ne Kosovë të ngrisë besimin e kësaj gjykatë e cila shërbehet me dosje të sigurimit shtetëror serb dhe dëshmitarëve të paguar.
Dren Kukaj, Anëtar i Kryesisë së PSD-së, ka prezantuar me fotografi siç tha dhunën e përdorur nga Policia e Kosovës gjatë protestës. Sipas tij, në arrestimin e aktivistëve përveç policëve është përfshirë edhe një person i sigurimit privat të hotelit ku ka qëndruar Trendafilova.
Sot në mesditë me qellim të konfirmimit të lajmit së a është kjo fotografi e prezantuar në konferencë për shtyp të PSD anëtare i sigurimit privat të hotelit. Udhëheqësi i sigurimit pati sjellje aspak miqësore duke me thanë madje që unë e kam përkrahe protestuesit duke mbështet veprimet e tyre. Udhëheqësi i sigurimit privat madje thotë së protesta i ka shqetësuar mysafiret në hotel.
Përgjatë njëzet viteve në gazetari asnjëherë nuk kam bere kompromis dhe i kam luftuar më të gjitha format e mundshme të gjithë ata që kanë tentuar të njollosin luftën e shenjtë të UÇK-së gjakun e familjes sime dhe shokëve te mije që kanë falë jetën për ketë tokë të shenjtë. E protesta është mbajte për të kundërshtuar një mysafir të Hotelit e cila po tenton të njellos luftën e shenjtë duke shpike akuza mbi djemtë më të mirë që na sollën lirinë tonë.
Dje dhuna e përdorur me urdhër qeveritar ndaj mediave dhe protestuesve është e papranueshme, këtë dhunë dhe gazin lotsjellës e kam pas provuar në protesta të vitit 97 se bashku me kryeministrin aktual Albin Kurti e ndoshta edhe me shefin e Policisë së Kosovës Gazmend Hoxhën të cilin e kam pas shokë të gjeneratës.
Si gazetar, si njeri si ish ushtar i famëmadhes UÇK-së dot te kundërshtoj në të gjitha format këtë gjykatë fashiste dhe kryetaren e saj Elena Trandafilova.
Duhet të mësoj secili që kontributi për vendin nuk është për një etapa kohore por ai duhet të jetë prioritet per secilin gjatë jetës së tij.