spot_imgspot_img
spot_img

Pse Albin Kurti nuk është përzier vetëm në zgjedhjet në Mal të Zi, në vendin e tij të origjinës?

“Kemi pasur bllokim të mjeteve të komunës nga Qeveria e Malit të Zi dhe kam kërkuar ndihmë nga Kosova, por s’më është përgjigjur. As po, as jo, Albinit iu kam drejtu”.

Kjo është përgjigja e Zëvendëskryeministrit shqiptar të Malit të Zi, njëherësh ish-kryetar i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, e dhënë më 4 nëntor 2023 në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, shkruan Demokracia.com.

Gjeloshaj, i cili kishte arritur të fitojë në zgjedhjet e vitit 2019 për kryetar të komunës së Tuzit përballë partive malazeze, vetëm duke u bërë bashkë partitë shqiptare: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptare, nuk e ka lënë me kaq rrëfimin e tij për marrëdhëniet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Gjeloshaj kishte zbuluar se Kurti nuk e kishte uruar atë kur mori pozitën e Zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Malit të Zi, në tetorin e vitit 2023. Madje, një urim të tillë ai nuk ia kishte bërë as kur kishte arritur të fitonte në zgjedhjet për kryetar të Tuzit.

“Albin Kurti nuk ma ka uru as kur jam bo kryetar i Tuzit. Ndonëse e njoh Kurtin, kam komunikim, kemi pasur bashkëpunim edhe para se me u bo ai kryeministër. Unë e kam përkrah, më ka kërkuar që ta përkrah dhe e kam përkrah, por kur jam zgjedh kryetar i Tuzit nuk ma ka uru, prandaj jam befasu, por nuk e di pse”, bënte të ditur Gjeloshaj.

Këto deklarata të zëvendëskryeministrit shqiptar shpërfaqin në publik një gjendje më të thellë të raporteve mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, me vendin e tij të origjinës, Malin e Zi.

PSE KURTI NUK PËRFSHIHET NË ZGJEDHJET E MALIT TË ZI?

Ndryshe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Lugina e Preshevës, shqiptarët në Malin e Zi janë “të qetë” nga ndërhyrjet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Nuk dihet ende arsyeja se përse mungon interesimi i Kurtit për t’u përfshirë në proceset zgjedhore në vendin e tij të origjinës, në Malin e Zi, ashtu si bënë në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut apo në Luginën e Preshevës.

Është e çuditshme sesi kryeministri Kurti asnjëherë deri më tani nuk ka reaguar për procesin asimilues të bashkëvendasve të tij në Malin e Zi. Mediat kanë raportuar se kushërinjtë e Kurtit, me mbiemër të njëjtë, tash e sa kohë kanë filluar të ndryshojnë mbiemrin në Kurtoviq dhe Kurtovič.

Nga 338 me mbiemrin Kurti, 46 prej tyre e kanë ndërruar mbiemrin në Kurtoviq, ndërkaq 178 në Kurtovič. E në listë të votuesve vetëm 114 figurojnë me mbiemrin Kurti.

Kryeministri u krenua se s’ka asnjë Kurt në ministri, por 220 familjarë të tij e ndryshuan mbiemrin në Kurtovič

KURTI ASNJË VIZITË NË MALIN E ZI, TREGOHET I KUJDESSHËM NGA “NDËRHYRJET” ATJE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka realizuar asnjë vizitë zyrtare në Malin e Zi, as pas tri vitesh si kryeministër i Republikës së Kosovës.

Gjatë këtyre tri viteve, Kurti në disa raste ka pritur në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Mal të Zi. Por, ajo që vërehet lehtësisht në njoftimet zyrtare të këtyre takimeve, Kurti ka qenë i kujdesshëm dhe i përmbajtur nga “ndërhyrjet” në politikën e brendshme të Malit të Zi.

Në këto njoftime, Kurti më shumë prezanton qëndrimet e subjekteve shqiptare, por pa dhënë ndonjë mesazh që do të mund të cilësohej si “ndërhyrje” në zhvillimet politike të këtij shteti.

25 SHKURT 2022 – NJOFTIMI I QEVERISË: PËRFAQËSUESIT SHQIPTARË E NJOFTUAN KRYEMINISTRIN KURTI…

Në përfundim të muajit shkurt të vitit 2022, kryeministri Kurti kishte pritur në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika dhe përfaqësuesit e këtij këshilli.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës për këtë takim, nuk prezantohej ndonjë mesazh i kryeministrit Kurti, por vetëm një pjesë nga qëndrimet e përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi.

“Përfaqësuesit shqiptarë nga Mali i Zi e njoftuan kryeministrin për objektivat e punës së këtij këshilli, në fushat të cilat janë me interes jetësor për shqiptarët. Theksuan qëllimin për zhvillimin e aktiviteteve me qëllim të parandalimit të ndryshimit të strukturës etnike të popullsisë në zonat ku jeton popullata autoktone shqiptare”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

11 TETOR 2022 – NJOFTIMI I QEVERISË: U BISEDUA PËR MUNDËSINË E THELLIMIT TË BASHKËPUNIMIT…

Kjo kishte ndodhur më 11 tetor 2022, kur në zyrën e tij kishte pritur në takim Kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, Kryetarin e Kuvendit Komunal të Tuzit, Fadil Kajoshaj dhe Nënkryetarin e Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj.

Sipas njoftimit, në takim “u bisedua për mundësitë për thellim të bashkëpunimit institucional, me qëllim mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe politike të shqiptarëve në Komunën e Tuzit dhe në Mal të Zi. Po ashtu, u bisedua për realizimin e projekteve të ndryshme dhe zhvillimin e aktiviteteve në kulturë dhe arsim, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore”, por siç kishte treguar edhe Gjeloshaj në intervistën e tij në nëntor 2023, asnjë nga këto premtime nuk është mbajtur.

15 NËNTOR 2023 – NJOFTIMI I QEVERISË: U FOL MBI RËNDËSINË E MBROJTJES SË TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE

Vetëm 10 ditë pas kësaj interviste me kritika, Kurti kishte realizuar një takim me një përfaqësues tjetër të partive shqiptare në Mal të Zi, kryetarin e partisë Forca e Re Demokratike, Genci Nimanbegun, njëherësh ish-deputet i Kuvendit në këtë shtet.

Pak fjalë ishin treguar nga ky takim. “U fol dhe mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe identitetit kulturor e gjuhësor”, thuhej në njoftimin e shkurtër të kryeministrit të Kosovës.

KURTI EDHE ZYRTARISHT PJESË E TUBIMEVE ZGJEDHORE PËR ZGJEDHJET NË MAQEDONINË E VERIUT

Ndryshe nga Mali i Zi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përfshirë me të “dy këmbët” në fushatën zgjedhore në Repubikën e Shqipërisë, Maqedoninë e Veriut dhe në Luginën e Preshevës.

Më 19 prill, kryeministri Albin Kurti do të shkojë në Berlin. Një ditë më pas, më 20 prill, ai do të shkojë edhe në një shtet tjetër dhe do të qëndrojë në Cyrih.

Kjo agjendë e Kurtit nuk ka të bëjë aspak me punë për të cilat ai paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës. Në fakt, shkuarja e tij, duke paguar shpenzimet nga buxheti i shtetit të Kosovës është keqpërdorim i resurseve shtetërore, shkruan Demokracia.com.

Berlini dhe Cyrihu janë dy ndalesat e Kurtit që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, pasi ai nuk do të jetë i vetëm, por do të shoqërohet edhe nga përfaqësuesit e koalicionit të partive opozitare shqiptare, VLEN.

Kjo pjesëmarrje e Kurtit, i jep fund të gjitha dilemave, pasi kjo është përfshirje direkte në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.

Përfshirje të drejtpërdrejtë në proceset zgjedhore në vendet e rajonit janë bërë shqetësuese për spektrin politik shqiptar, pasi kjo qasje e Kurtit po shkakton përçarje brenda shqiptarëve, kurse për bashkësinë ndërkombëtare, pas dështimeve në qeverisjen e vendit, Kurti po merr pamjen e një destabilizuesi. /Demokracia.com/

Pikë e pesë | Albin Kurti erdhi në pushtet me retorikën e bashkimit kombëtar, por thelloi përçarjet me Shqipërinë, Luginën e Maqedoninë

Destabilizuesi | Ndërkombëtarët të alarmuar me ndërhyrjet e Kurtit në çështje të brendshme të shteteve tjera

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...