spot_imgspot_img
spot_img

Pseudo-intelektuali dhe neotomani Milazim Krasniqi përsëri me deklarata kundër lëvizjes së Deçanit

Nga Basri Beka – FENIKSI

 

Pseudo-intelektuali dhe neotomani Milazim Krasniqi paska bërë përsëri deklarata kundër lëvizjes së Deçanit, duke e akuzuar atë si një lëvizje pansllave.

Në lidhje me deklaratën tuaj se “Lëvizja për braktisje të fesë islame është projekt pansllav,” më lejoni të shpreh mendimin tim personal dhe të reagoj ndaj kësaj deklarate. Me keqardhje vërej se duke etiketuar këtë lëvizje si pjesë e një agjende pansllave, ju po përpiqeni të devijoni vëmendjen nga problemet e vërteta dhe shqetësimet legjitime që shumë shqiptarë ndiejnë për identitetin e tyre.

Më duhet të theksoj se kjo lëvizje nuk ka të bëjë me ndonjë projekt pansllav apo ndikim të jashtëm. Përkundrazi, është një shprehje autentike e shqetësimeve për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Kjo është një rezistencë ndaj asimilimit dhe tjetërsimit, një përpjekje për të ruajtur dhe mbrojtur atë që është thelbësore për ne si shqiptarë.

Në këtë kontekst, dua të theksoj se akuzat tuaja janë të pabazuara dhe anti-shqiptare. Është ironike që, ndërsa ju kritikoni të tjerët për ndjekjen e një agjende të supozuar pansllave, ju vetë përfaqësoni një qasje neotomane. Duke promovuar një kulturë të huaj dhe duke cenuar identitetin tonë përmes fesë islame, ju në fakt jeni duke kontribuar në nxitjen e ndasive dhe përçarjeve brenda shoqërisë sonë, duke u larguar nga tradita e pasur dhe tolerante e shqiptarëve.

Z. Krasniqi, është fyese të pretendoni se islami është themeli i shqiptarisë. Ju fyeni shqiptarët çdo ditë me glorifikimin e pushtuesve. E vërteta është se ju dhe të tjerët si ju nuk na lini të qetë, duke na imponuar gjuhë dhe kulturë të huaj. Ju dhe ata që përfaqësoni jeni projekti i vërtetë serb dhe pansllavist. Shqiptari nuk identifikohet me identitet fetar, por me identitet etnik-kombëtar.

Sot, ne nuk kemi problem me kishën ortodokse, sepse nuk na thërret të bëhemi grekë apo serbë (me keqardhje, kisha ortodokse shqiptare nuk ekziston në Kosovë, por do ta ringjallim). Nuk kemi problem me kishën katolike, sepse nuk na thërret të bëhemi latinë apo italianë. Problemi është me xhaminë, me ju dhe me të tjerët që doni të na tjetësoni dhe të na shndërroni në turq apo arabë.

Pikërisht në shekullin e 21-të, për shkak të jush dhe të tjerëve si ju, kemi dalë në mbrojtje të identitetit kombëtar. Ashtu siç një pjesë e madhe e popullit tonë pranoi islamin në shekullin e 18-të për të mbijetuar nga dhuna dhe gjenocidi otoman, sot ne po përqafojmë krishterizmin dhe vlerat perëndimore për t’u siguruar dhe zhvilluar si komb, shtet dhe shoqëri. E vetmja kala e Serbisë ka mbetur islami dhe soji juaj në Kosovë, dhe edhe këtë do të i a shembim.

Gjithashtu, duhet të theksoj se qëndrimet tuaja janë të ngarkuara me një prirje pseudo-intelektuale, që synon të ngrejë mjegull në vend të dialogut të hapur dhe të ndershëm. Në një kohë kur shqiptarët kanë nevojë për unitet dhe mirëkuptim, është e papranueshme që dikush të përdorë pozicionin e tij për të përçuar mesazhe përçarëse dhe të bazuara në akuza të pabaza.

Ne duhet të punojmë së bashku për të ndërtuar një shoqëri ku të gjithë individët, pavarësisht nga besimi apo bindjet e tyre, ndihen të respektuar dhe të lirë për të shprehur identitetin e tyre. Një dialog i sinqertë dhe i bazuar në respekt është çelësi për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Shkodran Tolaj kërkon që ministri Ljutkov t’i kerkojë falje publike për shpifje

Ish-drejtori i Ansambli i Këngeve dhe Valleve Popullore Shqiptare, Shkodran Tolaj, në një demant dërguar mediave përmes emailit ka theksuar se pret falje publike...

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar nga kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, duhet të shfrytëzohet nga partitë politike shqiptare për të krijuar...

Pas mesnate debati Harris-Trump që dikton garën presidenciale

Debati, një element vendimtar i fushatës zgjedhore për Shtëpinë e Bardhë, do të rikthehet në ekranet televizive. Sonte kandidatët në garën presidenciale do të...