spot_imgspot_img
spot_img

Pushoi së rrahuri zemra e gastronomit Dul Hoxha në Stockholm të Suedisë

Mërgata shqiptare në Suedi sot përmes,  gazetarit Milaim Zeka mori një lajm të zi i cili njoftoj së pushoi së rrahuri zemra e Dull Antonio Hoxhës ish pronarit të restaurant Flamenco në Norrtullsgatan të Stokholmit (Vasastan) një gastronomi dhe patrioti që i rrahte zemra fort për komb e atdhe.

Thënë me gjuhën e fakteve ky personalitet i vyer do të mbetët përherë në kujtesën e bashkatdhetarëve tanë në Suedi. Duart e arta të Dull Hoxhës sollën në restaruanin Flamenco dhe personalitete të larta të poltikës dhe artit suedez.
Por Shqiptarët kanë treguar kudohërë që dinë të integrohen kudo që janë vendosur, pa u shkëputur nga rrënjët e tyre. Pikrishtë këto veti  u bënë shokë dhe me gazetarin Milaim Zeka i cili ndonse kishte festë në familjë shkroi një status për mikun e tij;

“Hiq nuk po besoje qe ke ikur

Ne kete jeten tone, ndodhin gjera te çuditshme: Dje, isha ne Viti, ne Kompleksin “Nana Naile”, per te festuar 80-vjetorin e Sabri Novoselles. Bash ne kulmin e festes, kur isha duke folur se si Baca Sabri nga Stambolli erdhi ne Stokholm, ne ate moment , ne tel tim erdhi nje lajm i zi: Sot ne mengjes, pas nje sulmi ne zemer, ka nderruar jete Dul Hoxha, nga Lozhani i Podujeves.

Ika nga festa qe te isha ne qetesi, te shfryhesha ne vetmi. E kam pas jaran te vjeter, jaran te shpirtit, keshilltar te trurit. Paj, pasha te madhin Zot, nuk ka pase njeri ma te mire, ma te hareshem, e ma te zgjuar.

Duli, sot, vajza ime Amelia, po i mbushe 7 vjeç. Ne vend se te vije me dhurata, ike pa na thene asnje fjale. Ma prishe gezimin. Amelia po me pyet po lotet pa fund, dhe po thote pse bash ne ditlindjen time?! Edhe une po te pyes pse?!

Na beje hallall per çdo gje qe te kemi lenduar pa dashje. Ty faleminderit qe na ke zbukuruar çdo sekond qe kemi kaluar me Ty. Faleminderit per darkat e drekat qe i ke shtruar duke filluar nga Rugova, Hajrullah Gorani, Zenel Kelmendi, Ismail Kadare, e plote personalitete qe e kane vizituar Stokholmin.

Te pushofte shpirti i bardhe ne oborrin e Parajses te assj bote. Nese ka, se askush nuk kemi qene, aty do te shihemi.

Lamtumire loçka e shpirtit tim. Te kam dashte me shpirt e zemer. Keshtu do te vazhdoje deri ne fundin e jetes time!

Lamtumire Antonio Duli Hoxha!”

shkroi Zeka në profilin e tij.

Vepra dhe puna e tij e madhe, padyshim se do të mbetët gjatë në kujtesë jo vetëm për ata që e njohën për së afërmi, por edhe në gjithë mërgatën shqiptare, për të cilën shërbeu pa u lodhur deri në frymën e fundit.

 

 

 

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...