spot_imgspot_img
spot_img

Qeveria: Dokumenti i publikuar për Asociacionin nuk përkon me propozimin evropiano-amerika

Një ditë më parë në disa media është publikuar draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga Bashkimi Evropian më 21 tetor, mirëpo kjo është demantuar nga Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmjen e së martës në disa portale dhe televizione si “draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara.

Ndërkaq, mbrëmjen e së martës është publikuar një draft-statut propozim ku objektivat kryesore raportohej të jenë, “Zbatimi i Marrëveshjes bazë të vitit 2013 e ratifikuar nga Kosova dhe e marrëveshjes së vitit 2015, siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës, mbrojtje e dyfishtë”.

Ndryshe, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga pesëshja perëndimore më 21 tetor dhe që Serbia realizojë njohjen de-facto.

 

Op/Ed

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Hipokrizia dhe manipulimi politik i Kurtit me Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore në prag të zgjedhjeve

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës (PDK) Deklarata...

Epoka e ekstremeve 1821-1997

Nga Astrit Gashi Avokati mbrojtës, Klonari, i cili mbronte Aranitët...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE   Sipas Nënës Tereze natyra njerëzore ka nevojë më...

Organizata Shqiptaria shtrihet në qytetin e Lidhjes së Prizrenit

    Sot u mbajt Kuvendi konstituiv i degës së 'Organizata Shqiptaria' në Prizren, një ngjarje që shënon zgjerimin e mëtejshëm të organizatës në rajone të...

Serwer: BE-ja t’i bëjë “hajr” vetes dhe ta braktisë politikën e dështuar të qetësimit të Serbisë

Daniel Serwer, profesor në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara (SHBA), njëherësh njohës i dalluar i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një...