spot_imgspot_img
spot_img

Qeveria Kurti i pagoi mijëra euro organizatat që i shpalli terroriste, ndërsa nuk pagunë Policinë që lufton këta terroristët

Protesta e djeshme e pjesëtarëve të njësive elitë të Policisë së Kosovës ngjalli shumë reagime. 

Reagimet skandaloze të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit Xhelal Svecla, të cilët provuan të manipulojnë me pagat e policëve i indinjuan qytetarët

Këto reagime u cilësuan si fyerje e dinjitetit të policëve, të cilët e mbrojtën tash e 24 vjet sovranitetin e vendit dhe u përballën me rreziqe të panumërta për jetën e tyre.

Por, përderisa Kurti dhe Qeveria e tij ua kthyen shpinën atyre që i quajmë heronjtë e rinj të Republikës, ai nuk kishte bërë kështu gjatë vitit 2022 me ”Mbrojtjen Civile”, grup ky që u cilësua disa muaj më parë nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti si terrorist.

Kosova ka shpenzuar afro 800 mijë euro për pjesëtarët serbë të “Mbrojtjes civile”.

Kjo shumë është shpenzuar gjatë vitit 2022, teksa kanë përfituar 129 serbë. Serbët e sistemuar në institucione të Kosovës bazuar në marrëveshjen e Brukselit, po vazhdojnë të paguhen edhe pse nuk shkojnë në punë.

Zyra Kombëtare e Auditimit i ka thënë KosovaPressit muaj më parë se këto pagesa janë kryer në bazë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, marrëveshje të cilën Kurti si opozitë kishte premtuar ta shfuqizonte sapo të vinte në pushtet.

“Për vitin 2022, vlera totale e këtyre pagesave ishte 792,955 euro. Të gjithë janë nga ‘Mbrojtja Civile’. Në dy ministri 52 punonjës ishin paguar vetëm për gjysmën e parë të vitit 2022”, u tha nga Zyra e Auditorit.

Përveç “Mbrojtjes Civile”, Qeveria e Kosovës ka shpallur terroriste edhe organizatën “Brigada e Veriut”. /Demokracia.com/

 

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...