Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka miratuar marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren.
Nga kabineti qeveritar njoftojnë se me këtë edhe zyrtarisht fillojnë procedurat për realizimin e këtij projekti që do të jetë një shteg i ri komunikimi me Republikën e Kosovës.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Në llogarinë e tij në Facebook, Grubi tha se realizimi i këtij projekti do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës.