spot_imgspot_img
spot_img

Qeveria, nxit tema në dëm të Kosovës, në axhendën e dialogut me Serbinë

Të gjitha marrëveshjet, që ka nxitur kjo qeveri, me veprime politike të pa maturuara ndaj kushtetutës dhe të pa harmonizuara me partnerët, me theks të veçantë SHBA.
Kjo mënyrë e politikëbërjes, ka sjellë deri te vendime e marrëveshje në dëm të Kosovës, që nga Shtatori 2021 deri në pranimin e statutit final për “zajednicen”, në Tetor, që iku dhe po vazhdon tutje.

I tillë është edhe vendimi për pagesën e energjisë nga buxheti i komunave në Veri, me të cilin, e kaloi pagesën për shërbimet me energji, nga autoriteti qëndror, në përgjegjësi të komunave në Veri, (të cilat kjo qeveri i konsideron jashtë zonës energjetike të Kosovës).
Faktikishtë, kjo është implementim i heshtur e praktik i përmbajtjes së Statutit të “zajednicës”.
Nga deklaratat e zyrtarëve të BE dhe diplomatëve ndërkombëtar, përfshi Ambasadorin e SHBA në Beograd, lënë të kuptohet se do të kemi së shpejti, në tavolinën e bisedimeve, marrëveshjen e radhës në dëm të Kosovës, atë për valutën zyrtare të komunave, që përfshihen në “zajednicë” – Dinarin.
Kjo do të thotë marrëveshje, që në komunat e Kosovës, ku komuniteti serb është shumicë dhe janë pjesë e “zajednicës” si valutë për pagesa e transfere do të zyrtarizohet dinari serb.
Rregullorja që miratoi qeveria, e cila përcakton se e vetmja valutë zyrtare e Kosovës është euro, duke pretenduar ndaljen nga qarkullimi në komunat me komunitet shumicë serbe, ku subvencionimi nga Serbia, bëhet me dinar, ndërkohë që edhe ndodhë kështu, është planifikuar po kështu edhe me “statutin e zajednicës” që kjo qeveri e ka pranuar tashmë.
Ky është një veprim që tregon se kjo qeveri ka qëllim ta futë në axhendën e dialogut edhe një marrëveshje tjetër antikushtetuese, që përligj dinarin serb si valutë zyrtare në territorin e “zajednicës”.
Përndryshe, pse dhe a kishte nevojë të bënte edhe një rregullore për ndalimin e valutës së Serbisë, dinarit, kur me Kushtetutë dhe me Ligjin e Bankës Qendrore të Kosovës, që nga Maji 2012, Euro është përligjur valutë zyrtare në Republikën e Kosovës. Thjeshtë mund të zbatonte ligjin.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Vuçiç mund të revoltohet, por festa e ditëlindjes së Skënderbeut do të mbahet në Prishtinë!

Festimi i Ditëlindjes së heroit Gjergj Kastriotit, më 6 Maj në sheshin qendror të Prishtinës “Skënderbeu” e paralajmëruar nga organizatorët si një “Ditë e...

Milaim Zeka, ‘shkolla e vjetër’ e gazetarisë që nuk dështon kurrë

“Unë punoj për shikime, jo për klikime”, ishte një nga frazat e gazetarit Milaim Zeka në intervistën që dha për podcastin ‘PPP’ nga Pamfleti. Në...

Kasami për tubimin më 6 maj: Patjetër që do të mbahet! Artan Grubi të tërhiqet, të mos provokojë

Nuk është Artan Grubi ai që përcakton se kush dhe kur do të mbajë tubime parazgjedhore, nuk jemi në shtet policor, ndërkaq me këtë...