spot_imgspot_img
spot_img

Rama: Bill Clinton me tha që kosovarët nuk duhet ta bëjnë gabimin e Palestinës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar për mesazhin që ish-presidenti amerikan Bill Clinton ia kishte dhënë për Kosovën.

Gjatë adresimit të tij në Kuvendit e Shqipërisë, Rama ka deklaruar se miku i madh i shqiptarëve kishte kërkuar që Kosova të mos e humb shansin për të pranuar dhe zbatuar planin franko-gjerman.

Sipas Ramës, Clinton ka kërkuar që kosovarët të mos e bëjnë gabimin që kanë bërë palestinezët.

Kur presidenti Klinton erdhi në Tiranë më tha thuaju miqve të mi në Prishtinë të mos e humbin shansin e madh të marrëveshjes me plani franko-gjerman. Tregoju nga ana ime si e humbi Jasir Arafati mundësinë e artë të paqes kur e kishte mbi tavolinën e zyrës ovale dokumentin e marrëveshjes më të mirë të nënshkruar për zgjidhjen e atij konflikti. Izraelitët thanë po do ta firmosim, edhe Arafati tha po. Unë, tha Klinton, porosita të bënin gati urdhëresat për të organizuar ceremoninë me dekada, të nesërmen Arafati më merr në telefon the më thotë z. President ju keni bërë atë që askush s’e ka bërë, por unë nuk e firmos dot. I thashë tha atij, a e kupton se çfarë po bën? Dhe ja tha Klinton kanë kaluar 23 vjet nga ai moment historik dhe Palestina është më larg se kurrë që lideri i saj nuk e firmosi. Kosova shtoi, kryeçlirimtari i saj në vitin 1999, jo vetëm nuk duhet t’i zhgënjejë miqtë e saj të ditëve të vështira, por duhet të punoj njësh me të për të bërë paqe dhe të finalizosh paqen kërkon edhe më shumë kurajo sesa të nisësh luftën, përfundoi ai”, ka thënë Rama.

Ai ka kërkuar që Kosova ta humbur kohë ta themelon Asociacionin.

Rama ka vlerësuar se asociacionin është një litar që po e pengon Kosovën.

Furia mori më kot përpjetë kur përsërita qëndrimin tim të njohur në samitin e NATO-s mbi domosdoshmërinë e marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR-i. Fokusimi te suksesi e jo te dështimi i planit franko-gjerman, dhe dhënies drejtim të atij Asociacioni sepse është nyje e cila pikërisht pse ka marrë proporcione për substancën, nuk duhet mbajtur si litar në këmbë që vetëm e pengon Kosovën, dhe vetëm e largon objektivin për t’u bërë pjesë e OKB-së. Ajo nyje duhet këputur. Ai litar duhet këputur. Nuk duhet shkencë, vetëm logjikë. Ai Asociacion duke mos u bërë është kthyer në një litar. Në katundet politike e meidale të Tiranës e Prishtinës do të vazhdojë të shtrëngojë fondet e Kosovës”, është shprehur Rama.

Ai ka thënë se sot Kosova po rrezikon ta humbas shansin e madh që ia ofron planin frako-gjerman.

Të mos e shohësh e kuptosh këtë, do të thotë të mos duash t’ia dish fare për si duhet hedhur hapi tjetër. Kosova sot po rrezikon ta humbas shansin me planin franko-gjerman për të bërë progres më kuptim-plotë në luftën diplomatike me Serbinë, siç po e humb besimin me mos-bërjen e Asociacionin, besimin dhe respektin e atyre që e njohën Kosovën e pavarur, dhe e shtynë drejt njohjes ndërkombëtare si republikë e pavarur. Duke u bërë fakt i kryer pikërisht ai Asociacion që mistifikohet përditë si të ishte kali i rilindur i trojës që aleatët strategjik po duan ta fusin me hile në Prishtinë, do të kthehet në litar në këmbët e Beogradit. Nëse Asociacioni bëhet si duhet, në bashkëpunim me aleatët, Serbia nuk lëviz dot aq lirshëm mes Brukselit e Uashingtonit duke shfrytëzuar qasjen e gabuar të Prishtinës në dialog”, ka thënë Rama.

Dënon sulmin në Basnjskë

Në adresimin e tij, Rama, ka dënuar sërish sulmin terrorist të 24 shatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka thënë se Shqipëria e ka përkrahur Kosovën.

Më ketë rast, i pari i qeverisë shqiptare e ka thumbuar Qeverinë e Kosovës.

Sipas tij, më këtë rast Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë gjeste të konsumit elektorat siç ka bërë më herët Qeveria e Kosovës.

Ne nuk bëmë gjest konsumi elektoral siç janë prej kohësh një sërë gjestesh të qeverisë në Prishtinë lidhur me dialogun, përfshirë edhe ndaj qeverisë tonë përmes zërave të dytë e të tretë. Pozicioni i dobësuar diplomatik i Kosovës në sytë e BE-së dhe Amerikës, dhe vet-viktimizimi i Serbisë në ato sy falë dhuratave politike të marra bujarisht nga gabimet e Prishtinës në dialog, e bëjnë jo të lehtë këtë përpjekje nga ana e jonë të cilën e kemi vazhudar në çdo instancë e rrethanë të mundshme”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se për këtë çështje ka qenë në kontakt me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Së bashku me presidenten e Kosovës kemi folur për nevojën e një qëndrimi adekuat të BE-së për këtë përshkallëzim. Beogradi zyrtar mban përgjegjësi të madhe sa nuk e dënoi agresionin, por e mbuloi me flamurin e zisë. Përderisa nuk shpalli thirrjen për të hapur hetim së bashku me të gjitha forcat e përfshira në normalizim”, është shprehur Rama.

Sipas tij, reagimi i Shqipërisë lidhur me rastin nuk ishte i linjëzua me deklaratën e Bashkimit Evropian.

Si reagoi Shqipëria? Për herë të parë në 10 vjetët e fundit Shqipëria nuk u linjëzua me deklaratën e Bashkimit Evropian. Deklarata ishte kryekëput për Kosovën dhe detyrat e saj në procesin e dialogut, dhe s’kishte asnjë germë për Serbinë. Kosova duhet me patjetër të reflektojë për kritikat dhe kërkesat e Brukselit dhe Uashingtonit, ishte e papranueshme që deklarata të dilte sikur asgjë të kishte ndodhur. Kishte ndodhur diçka shumë e madhe, ngjarja më e rëndë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi qysh pas vitit 1999. Ende më keq, ngjarja kriminale ishte pasur nga një akt i papranueshëm zyrtar, shpallje zie në Beograd. Ne ua bëmë të qartë miqve në Bruksel se për t’u linjëzuar me atë deklaratë, prisnim një deklaratë të dytë ku do të dënoheshin qoftë organizatorët e agresionit kriminal, qoftë organizatorët e zisë kombëtare në Beograd, dhe të kërkohej fillimi i menjëhershëm i një hetimi ndërkombëtar”, ka thënë Rama./Nacionale

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...