spot_imgspot_img
spot_img

Rama: Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht

Kryeministri Edi Rama hapi samitin e Procesit të Berlinit që po zhvillon punimet sot në Tiranë, duke u shprehur se “premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar akoma”.

Rama iu drejtua samitit i cili po zhvillohet në ndërtesën e transformuar të Piramidës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u shprehur se “disa nga përfaqësuesit e vendeve këtu janë nga BE disa të tjerë, si ne, janë nga ‘E’ pa ‘B’. Por të gjithë ne besojmë fort në nevojën e një çatie të përbashkët, tryeze të bashkëndarë dhe një llogorje të përbashkët në këto kohë sprove që duken se do të përkeqësohen para se të përmirësohen”.

Kryeministri theksoi se një luftë në prag të Europës na ka treguar se bota po ndryshon shumë më shpejt dhe ndryshe nga sa e kemi parashikuar shumica prej nesh.

“Kemi një sulm shkatërrues kundrejt Izraelit. Jemi solidar me Izraelin por përhapja e tmerrshme e urrejtjes dëshmon se pikëpamje të ndryshme rreth botës po krijojnë dasi. Si po reagojmë ne ndaj kësaj skene që zhvillohet përtej kufjeve tanë? Ndërkohë që ne jemi të bashkuar kundër veprimeve të Rusisë në Ukrainë a po përgatisim një përgjigje për sfidat që kemi para?”, tha Rama.

Sipas tij, “ka shumë sfida përpara por për të gjithë ne këtu, sfida më e madhe është ndarja e dhimbshme mes anëtarëve të BE-së dhe jo anëtarëve të BE-së”.

“Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë”, shtoi ai.

“Ndërkohë që ju të gjithë jeni të ndërgjegjshëm për këtë unë nuk do të drejtoj gishtin ndaj askujt, por dua të ngre disa pikëpyetje. A mund të përballojmë këto ndasi mes vendeve të BE-së dhe vendeve jo në BE? 9 vjet më parë kur nisi Procesi i Berlinit në 2014 udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor u bashkuan për herë të parë në historinë e fqinjësisë sonë për t’u nisur në një rrugëtim bashkëpunues drejt një objektivi domethënës për transformimin e këtij rajonit në një zonë që pasqyron 4 liritë e BE-së. Gjatë këtyre 9 viteve kemi dëshmuar se si edhe midis nesh, ne u bëmë pionierë të iniciativave në Ballkanin Perëndimor që do të kishin qenë të pakonceptueshme pa Procesin e Berlinit. Në këto 9 vite ne kemi përfituar mjaft përvojë duke shkëmbyer mjaft pikëpamje”, theksoi Rama.

Kryeministri vlerësoi se “futja e kësaj fryme e kombinimi në frymën e rajonit është një arritje e madhe e Procesit të Berlinit dhe kësaj nisme vizionare”.

Por vijoi ai, “premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht, sidomos kur krahasohet kjo edhe me mendësinë transformuese që që ka sjellë ky proces”.

“Merkel e theksoi këtë në takimin e Polonisë. Ajo tha se demokracia pa infrastrukturë nuk mund të funksionojë si duhet”, theksoi ai.

Duke vlerësuar planin e ri ekonomik, Rama theksoi se tashmë po ndërmarrim hapa domethënës për ndryshime kryesore politike dhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

“Ky është hapi i parë i guximshëm pas përsëritjeve dëshpëruese të të marrit me një sërë dokumentesh. Tashmë jemi në pikën kur diskutojmë për ekonominë”, theksoi Rama./ATSH

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...