spot_imgspot_img
spot_img

Rama prezanton sot projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”, KMDLNJ dhe qytetarët reagojnë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të prezantojë sot projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”. Ndersa KMDLNJ përmes një komunikate për media ka thënë se e përkrah protestat e qytetareve sepse trafiku është shndërruar në kaos për shoferët dhe udhëtarët.

Prezantimi i këtij projekti do të bëhet në Sallën e Mediave në Komunën e Vjetër, me fillim nga ora 11:00.

“Sot në ora 11:00, në Sallën e Mediave në Komunën e Vjetër, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të prezantojë projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush””, thuhet në njoftim.

Rruga “Xhorxh Bush” ishte mbyllur për qarkullim për disa javë, deri kur Rama kishte njoftuar se do të shndërrohej në shesh.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) deklaroi se do të mbështes protestën e thirrur për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

KMDLNJ përmes një komunikate për media ka thënë se e përkrah këtë iniciativë sepse trafiku është shndërruar në kaos për shoferët dhe udhëtarët.

“Kur komuna e Prishtinës filloi të mbyllë rrugë të caktuara duke eksperimentuar se në cilin segment “është ndotja më e madhe e ajrit për shkak të fluksit të veturave ..” , dhe shih rastësinë pikërisht rruga që pastaj u mbyllë doli të jetë më e ndotura, KMDLNj pati reaguar duke e cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut përkatësisht si kufizim të lirisë së lëvizjes. Edhe trafiku, në vend se të shkarkohet u shndërrua në lëmsh për shoferët dhe udhëtarët. Edhe bizneset janë dëmtuar me këtë mbyllje. Me një fjalë trafiku u shndërrua në kolaps. Tash, për ta formalizuar vdekjen klinike të trafikut, komuna e Prishtinës ka paralajmëruar mbyllje të rrugës deri te Sheshi i Flamurit”, thuhet në komunikatë.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...