spot_imgspot_img
spot_img

Rama thërret delegatët më 4 nëntor, në Kongres do të votëbesohet sekretariati i ri i PS

Të shtunën e 4 nëntorit Edi Rama do të mbledhë Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Sipas udhëzimeve të selisë rozë delegatët në orën 11:00 do të duhet të jenë tek Pallati i Kongreseve për të zyrtarizuar vendimet e Asamblesë në fillimi të sezonit të ri politik.

Më 4 shtator kryesocialisti prezantoi ndryshimet në sekretariatin ekzekutiv të partisë që drejton, me në krye Sekretarin e Përgjithshëm që mbahej nga Damian Gjiknuri.

Emrat e rinj me në krye zëvendësuesin e Gjiknurit, Blendi Klosi, që më herët mbante detyrën e sekretarit organizativ do të votëbesohen për të nisur punën në postet drejtuese në parti.

Gjithashtu numri dy i partisë, Blendi Klosi do të prezantojë para delegatëve platformën e tij për forcimin dhe organizimin e mazhorancës socialiste, si një parapërgatitje për vitin zgjedhor.

Organi më i lartë vendimmarrës i PS do të mblidhet sërish në fillim të verës së vitit të ardhshëm, i cili përpos piketave për zgjedhjet parlamentare të 2025 do të jetë një Kongres Zgjedhor, ku në mes të socialistëve do të ketë sërish ndryshime, pasi forumet e kësaj force politike do t’i nënshtrohen votës së delegatëve./ TEMA

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Mexhiti: Qeveri pa shqiptarët s’mund të ketë, ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistë për Radio Televizionin e Shqipërisë tha se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër...

Baton Haxhiu futet në SPAK i maskuar

Analisti Baton Haxhiu është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, i kamufluar me kapele, për t’i shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët monitorojnë se...

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...