spot_imgspot_img
spot_img

Reformë me Nagavcin? Të qeshim së bashku!

Qeveria e Albin Kurtit nuk e ka prioritet arsimin. Po ta kishte, nuk do ta emëronte në krye të ministrisë Arbërie Nagavcin. Po ashtu, do të ndërmerrte hapa radikalë për të ndryshuar gjendjen, e nuk do të investonte veç në mirëmbajtjen e një sistemi të kalbur ndër vite.

Imer Mushkolaj

Nxënësit kosovarë janë renditur thuajse në fund të listës, në mesin e bashkëmoshatarëve të tyre nga 80 shtete pjesëmarrëse në testin PISA. 85 për qind e 15-vjeçarëve nga Kosova nuk kanë mundur të zgjidhin një detyrë të thjeshtë matematikore, ndërkaq 83 për qind e tyre nuk kanë arritur ta kuptojnë një tekst me gjatësi mesatare. Krahasuar me rezultatet e vitit 2018, Kosova ka shënuar regres, sidomos në fushën e leximit dhe të të kuptuarit.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, për rezultatet e dobëta ua ka lënë fajin pandemisë dhe ndërrimit të qeverive. Por, pandemia e ka përfshirë tërë botën, jo vetëm Kosovën. Ndërkohë, as presidentja as kryeministri nuk është se janë marrë me këtë rezultat skandaloz.

Përpjekje për t’i iluminuar sadopak qytetarët ka bërë zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili tha se cilësia në arsim nuk mund të përmirësohet për dy-tre vjet. Sipas tij, ndryshimet në këtë fushë kanë filluar dhe përpjekja është serioze e jo kozmetike, por se rezultatet do të shihen shumë më vonë.

Ai nuk tregoi se për çfarë ndryshimesh e ka fjalën dhe ku po i sheh ato ndryshime. Për më tepër, ai mbase është dashur të sqarojë se si është menduar që këto ndryshime të bëhen me Arbërie Nagavcin, një ministre plotësisht e paaftë dhe jokompetente për punën që do të duhej ta bënte dhe aspak në përputhje me urgjencën e reagimit në një sistem me probleme të theksuara strukturore ndër vite.

Përkundër deklarimeve pompoze verbale, qeveria e Albin Kurtit nuk e ka vënë prioritet përmirësimin e sistemit arsimor dhe rritjen e cilësisë. Gjatë këtyre viteve në qeverisje, Kurti e Nagavci më shumë kanë harxhuar energji në betejën me sindikatat, sesa që seriozisht janë angazhuar për të ndryshuar diçka.

Krejt e dinë – të ndërrosh në mënyrë radikale diçka në sistem është e vështirë. Por, Kurti ka thënë se mund ta bëjë një gjë të tillë dhe për këtë shkak ka marrë besimin e qytetarëve.

Por, ato çfarë kanë ndodhur deri tash në fushën e arsimit janë veç ndryshime kozmetike, mirëmbajtje e mënyrës së vjetër të menaxhimit dhe asnjë hap për të bërë “prerjen” aq shumë të nevojshme në të gjitha nivelet.

Është e vërtetë se për gjendjen në arsim nuk ka faj veç Albin Kurti dhe qeveria e tij. Përgjegjësi për degradimin e sistemit kanë të gjitha qeveritë e mëparshme. Në atë kohë shkollat u mbushën frikshëm me mësues e profesorë militantë partiakë, në atë kohë u hapën institucione private të arsimit të lartë si kërpudha – me qëllimin parësor përfitimet financiare, e jo arsimimin, në atë kohë u hapën gjithandej universitete publike, që më tepër shiheshin si mundësi përfitimi votash, sesa institucione akademike.

Mungesa e strategjisë së qartë për reformimin e kësaj fushe ka sjellë situatën kur vendi prodhon me të madhe analfabetë funksionalë, studentë që nuk dinë ta shkruajnë emnrin e vet, profesorë me tituj shkencorë që vjedhin punën e të tjerëve, akademi shkencash e artesh të mbushur plot zyrtarë partish etj.

Një reformë të nisur në Kamenicë nga ish-kryetari i komunës, Lëvizja Vetëvendosje e satanizoi dhe e sakrifikoi për vota, ndërkohë që kurdoqoftë nuk do të ketë rrugë tjetër veç të veprojë ashtu.

Problemet në arsim janë strukturore dhe të thella, andaj nevojitet qasje gjithëpërfshirëse dhe serioze për t’i zgjidhur. Nuk mund të pretendosh se do të ndryshosh çkadoqoftë në këtë fushë pa përfshirjen e mësuesve. Ata janë brenda sistemit dhe duhet punuar me ta aq sa është e mundshme. Dhe, po, shkollat duhet të shndërrohen në vende atraktive për fëmijët dhe jo në vende ku ata shkojnë me përtesë, për shkak se dallimet ndërmjet asaj çfarë ofrohet në shkollë dhe përparimeve veçanërisht në aspektin teknologjik, janë shumë larg me njëra-tjetrën. Gjeneratave të TikTokut nuk mund t’ua ofrosh si alternativë shkumësin dhe dërrasën e zezë.

Ndryshimi fillon me marrjen e përgjegjësisë politike – dorëheqjen e ministres qoftë edhe për arsye morale.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...