Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, ka dhënë një interviste në podcasting “Brave New World” ku ka folur për luftën e saj me ankthin.
33-vjeçarja tha se kjo ka qenë një luftë e vazhdueshme që ka arritur ta mbajë nën kontroll përmes kombinimit të metodave tradicionale dhe jokonvencionale, transmeton Indeksonline.
Përveç praktikave fizike, ajo vlerëson edhe muzikën si terapi të saj në procesin e shërimit.
Albumi i tretë “U and I” shërben si një testament për udhëtimin e saj duke ofruar njohur për betejat dhe rimëkëmbjen e saj.
Ky rrëfim i artistes është një shtytës i fortë për ata që kanë nevojë të shtojnë kujdesin ndaj vetes dhe nevojës për të kërkuar ndihmë kur është e nevojshme, qoftë përmes terapisë, muzikës apo metodave jokonvencionale të shërimit.