Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit Rrustem Mustafa – Remi mbarmë e mohoi përmes komunikimit me gazetarin Milaim Zeka së kishte ftesë nga Dhomat e Specializuara. Lajmi i dhëne nga Portali Parrotlla mbrëmë para orës 20 : 00 në mëngjes u konfirmua sot në mëngjes dhe nga vetë Rrustem Mustafa.
Portali Parrotlla ka dhe Sms e dërguar nga një hetues i dhomave të specializuar në të cilin thuhet së “I nderuari z.Mustafa dëshiroj t’ju njoftoj se intervista për nesër më 3 nëntor 2003 në orën 9:00 të mëngjesit është anuluar. Prokurori do t’ju të ju dërgojë një konfirmim në emalin tuaj”
Në këtë SMS hetuesi i Prokurorisë së Specializuar i kërkon falje për anulimin e intervistës.
Ndërsa, vetë Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi përmes një statusi ne Facebook ka njoftuar se Gjykata Speciale e ka anuluar intervistimin e tij, i cili ishte paraparë të realizohet sot.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka pranuar së kishte njoftimin për intervistim të cilën e kishte pranuar më 1 nëntor, ndërsa dhe njoftimin për anuluar e kishte marr dje.
Në si media jemi të befasuar me reagime aspak etike ndaj gazetareve të cilët etiketohen me lloje lloj etiketash vetëm që plasojnë informacione që i sigurojmë për punën e Gjykata Speciale po i etiketon vetëm krerët e famëmadhes UÇK-së e cila nuk është aspak transparente . Madje nuk po mundemi të kuptojmë së pse shumë të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk tregojnë farë që janë intervistuar.
Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit Rrustem Mustafa – Remi pranon së
“Në mbrëmjen e dt. 1.11. 2023, nga zyrtarët e dhomave të veçanta të Prokurorisë Speciale të Kosovës, kam pranuar një ftesë për t’u intervistuar sot, me 3.11.2023, në ora 09:00. Në ndërkohë, po nga të njëjtit zyrtarë, dje pasdite, fillimisht përmes një thirrjeje telefonike dhe pastaj një sms-je dhe email-i, m’u konfirmua se intervistimi im nga ZPS-ja është anuluar”, ka shkruar Mustafa
“Në lidhje me këtë çështje dua ta konfirmoj edhe një herë përcaktimin e përkushtimin tim. Si në të kaluarën ashtu edhe sot, por edhe nesër e kurdo që është nevoja, jam i gatshëm për të dhënë kontributin tim në favor të drejtësisë. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë mbrojtëse dhe çlirimtare, ashtu siç thonë edhe miqtë ndërkombëtarë. Luftë më të drejtë dhe më të pastër (për aq sa, pastërtinë e tillë e mundosojnë rrethanat e luftës) nuk njeh historia e njerëzimit. Jam me fat që kam qenë njëri nga protagonistët e kësaj lufte, dhe të vërtetën e saj jam i gatshëm ta mbroj në çfarëdo cilësie. Falë luftës së UÇK-së, jo vetëm Kosovës por edhe rajonit, i është hapur rruga e integrimit në familjen evropiane, aty ku e kemi vendin ne si komb dhe si shoqëri. Me nderime!”, ka shkruar ai.