spot_imgspot_img
spot_img

SBASHK paralajmëron padi ndaj Hekuran Muratit

Ymer Ymeri, përfaqësues i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), tha se që nga nesër do të nisin iniciativën për padi ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për mosshpallje të konkursit dhe për humbjen e tri viteve të mosfunksionimit të Këshillit Ekonomik-Social.

“Do të shikojmë edhe pasojat që ka pas, ndoshta do të shikojmë edhe mundësinë edhe të dëmshpërblimeve për ato vite pse s’ka funksionu, por do ta mbledhim një grup të ekspertëve që t’i analizojmë ato çështje”, u shpreh Ymeri.

Ymerii se Qeveria e Kosovës është duke shkelur dy ligje- atë të Këshillit Ekonomik Social dhe Ligjin për Pagën Minimale.

“Ligji për Këshillin Ekonomik Social obligon Qeverinë dhe Këshillin Ekonomik Social që çdo fundvit t’i propozojë Qeverisë pagën minimale- Qeveria të vendos mbi propozimn e Këshillit Ekonomik Social. Dhe po e shkel ligjin që e ka bë vetë, që është mundu me ia heq përgjegjësisnë KES dhe ka bë Ligj për Pagën Minimale- i cili thotë se mundet mnistri i Financave me propozu pagën minimale vetëm nëse nuk arrihet pajtueshmëri në Këshillin Ekonomik Social”, tha Ymeri.

Ai tha se për rritjen e pagës minimale, Qeveria po punon një vit mbrapa bizneseve pasi që këto të fundit, sipas tij, po e rrisin pagën minimale për shkak të mungesës së punëtorëve si dhe për shkak të kostos së jetesës.

“Edhe sot sikur të bëhet paga minimale ashtu siç e paraqiti kryeministri 500 euro, nuk ka pagë minimale më pak se 450-500 euro, pasi që edhe në sektorin publik nuk ka pagë nën këtë minimale”, ka thënë Ymeri.

Ndër tjerash, ai theksoi se mosfunksionimi i Këshillit Ekonomik Social ka edhe pasoja tjera.

“Mosfunksionimi i Këshillit Ekonomik Social ndër tjerash ka pasoja tjera pasi që në Këshill jepen edhe kodet e punës. Ka raste kur Prishtina është duke punuar me mësim tër ditor, ku ka asistent apo mësues të aktiviteteve dhe nuk kanë një kod pune dhe detyrohen që t’i paguajnë me kontratë të mësimdhënësit për shkak se mungon kodi i punës”, tha Ymeri.

Gjithashtu, Ymeri tha se shpreson që Qeveria e Kosovës, pas pranimit në Këshillin Ekonomik Social të Evropës të shpall konkursin që të aplikojnë sindikatat dhe bizneset ashtu që të funksionalizohet Këshilli.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Dy të vrarë në një sulm të ri izraelit

Agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP raportojnë se dy persona janë vrarë në një sulm të ri izraelit . Në raportimin e tyre thuhet se...

Dua Lipa kryeson listën e personave më të pasur në botë

Superylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur në krye të “Listës së të Pasurve” për...

Rita Ora fillon të ndjek Yll Limanin në Instagram – vëmendje ndërkombëtare për artistin shqiptar

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka befasuar fansat e saj shqiptarë, pasi ka filluar së fundmi të ndjekë në Instagram artistin e njohur...