spot_imgspot_img
spot_img

Sekretari amerikan Blinken takohet me Erdogan në Stamboll: Në fokus lufta në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar në Stamboll me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – para se kryediplomati amerikan të udhëtonte për në Greqi.

Blinken ka nisur më 6 janar një turne, që përfshin ndalesa edhe në Izrael dhe në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Ky është turneu i katërt që Blinken zhvillon që nga nisja e luftës Izrael-Hamas tre muaj më parë, teksa është rritur frika se konflikti mund të përfshijë Lindjen e Mesme.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se Blinkeni do t’i bëjë presion Izraelit që të rrisë ndihmën për palestinezët dhe të kalojë në një fazë të luftimeve që do t’iu mundësonte të zhvendosurve që të nisin të kthehen në shtëpitë e tyre.

Zyrtari shtoi se shumica e diskutimeve me liderët arabë do të fokusohen në frenimin e dhunës dhe se si mund të qeveriset Rripi i Gazës pasi të përfundojë lufta.

Stambolli kishte shërbyer si bazë për udhëheqësit politikë të Hamasit deri në sulmet ndaj Izraelit që lanë të vrarë 1.200 persona dhe që nxitën luftën. Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë, mbi 22.000 palestinezë janë vrarë.

Pas nisjes së luftës, Turqia u kërkoi liderëve të Hamasit që të largohen nga shteti.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është shndërruar në një prej kritikëve më të mëdhenj të ofensivës izraelite në Gazë për shkak të numrit të lartë të viktimave dhe dëmeve të mëdha. Ai po ashtu ka kritikuar Uashingtonin për mbështetjen që i jep Izraelit.

Erdogan e ka krahasuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me liderin nazist, Adolf Hitler, dhe e ka akuzuar SHBA-në se po sponsorizon “gjenocidin” ndaj palestinezëve.

Lidhur me takimet e Blinkenit në Turqi, Ministria e Jashtme turke lëshoi një deklaratë të shkurtër dhe tha se gjatë takimit të kryediplomatit amerikan me homologun turk, Hakan Fidan, u diskutua “për krizën humanitare në Gazë, procesin e pranimit të Suedisë në NATO” dhe për çështjet dypalëshe e ato rajonale.

Ndërkaq, Presidenca turke ende nuk ka dhënë detaje për takimin mes Erdoganit dhe Blinkenit.

Nga Turqia, kryediplomati amerikan do të qëndrojë në Greqi, ku do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Më pas, të dielën dhe të hënën Blinken do të qëndrojë në Jordani, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kryediplomati amerikan do të vizitojë javën e ardhshme Izraelin dhe Bregun e pushtuar Perëndimor dhe do të përmbyllë turneun e tij diplomatik në Egjipt./Gazetatema

Op/Ed

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ziadin Sela ; Një nder gabimet e mia të mëdha në jetë është Arben Taravari

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela njeriu i cili i dha fitoren " Frontit Evropian" ishte i ftuar në Top News të emisioni...

Kosova një pikë e zezë në hartën e Evropës

Nga Hisen Berisha Pasojat e propagandës kundër shtetit, të këtyre qeveritarëve para dhe pas ardhjes në pushtet, tani po sjellin efekte domino. Kur udhëheqin njerëzit e...

Ziadin Sela, feniksi që i fiton të gjitha betejat

Mbështetja e Frontit Evropian që erdhi nga Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptaret doli të jetë vendimtare per fitoren e Frontit Evropian në Tetovë,...