Presidenti Vuçiç e nisi fushatën elektorale për zgjedhjet e 17 dhjetorit në takimin me mbështetësit e tij në Leskovc në jug të Serbisë.
Ai foli dhe mbi interesat serbe mbi Kosovën.
“Kosova është pjesë e Republikës së Serbisë, është e shkruar në Kushtetutë, ka qenë dhe do të jetë.
Nuk do të mund ta mbroja Kosovën nëse nuk do të kisha mbështetjen e popullit serb.
Ndryshe nga ata që duan të bëhen heronj, duke sakrifikuar fëmijët e të tjerëve, unë do t’i mbroj të gjithë fëmijët, jetën e tyre dhe Kosovën.
Për këtë arsye kam shkuar në Bruksel më shumë se 200 herë”, tha ai.
Vuçiç ju premtoi votuesve serbe se deri në fund të vitit 2027, paga mesatare në vend do të jetë 1400 euro.