spot_imgspot_img
spot_img

Shkelja me veturë e fëmijës, ministrja Hajdari dënohet me 200 euro gjobë

Ministrja Rozeta Hajdari është dënuar me vetëm 200 euro gjobë për aksidentin e muajit prill të këtij viti, ku me veturë shkeli një fëmijë. Më shtrenjtë minstrës do ti kushtojë super ekspertiza në shumën prej 900 Euro. Ky aktgjykim të jep me kuptuar që mos i leni fëmijët vetëm sepse jeta e tyre është në rrezik.

Aktgjykimi është shpallur sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Gjykata duke vendosur ne bazë të neneve 3,7,8,9,17 paragrafi 1 pika 1.2,1.5.31 dhe te nenit 35 të Ligjit për Kundërvajtje me nr.05/L-087, të pandehures R.H i shqipton dënim me
gjobë në shumën prej dyqind euro (200) €”, thuhet në njoftimin për aktgjykimin.

Hajdari, sipas aktgjykimit të Gjykatës, obligohet që gjobën e shqiptuar ta paguajë në afat prej 15 dite, nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore në Prishtinë:

Gjykata Themelore në Prishtinë në procedurën kundërvajtëse, ka vendosur lidhur me çështjen kundër të pandehurës R.H, për shkak të aksidentit në komunikacion të kundërvajtjes nga neni 53 paragrafi 1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor e ndërlidhur me nenin 255 paragrafi 2 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, në bazë të nenit 55 paragrafi 2 dhe nenit 77, 86, 119, 124, 127 të Ligjit për Kundërvajtje, si dhe në bazë të nenit 289 paragrafi 1 pika 1.2 të Kodit Penal të Repulikës së Kosovës.

Gjykata duke vendosur ne bazë të neneve 3,7,8,9,17 paragrafi 1 pika 1.2,1.5.31 dhe te nenit 35 të Ligjit për Kundërvajtje me nr.05/L-087, të pandehures R.H i shqipton dënim me
gjobë në shumën prej dyqind euro (200) €, obligohet e pandehura që gjobën e shqiptuar
të paguajë në afat prej 15 dite, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

E pandehura R.H obligohet që të paguajë shumën prej njëqind (100) € për mendimin e
ekspertit të komunikacionit, po ashtu obligohet të paguajë shumën prej nëntëqind (900)€
për super ekspertizë dhe për ekspertizë mjeko – ligjore të paguajë shumën prej 50 €. Nëse e pandehura nuk e kryen pagesën e gjobës në afatin e paraparë me ligj, si dhe shpenzimet e procedurës kundërvajtëse, në të kundërtën ekzekutimi do te bëhet sipas dispozitave të
Ligjit të Procedurës Përmbarimore.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pronësore – juridike udhëzohet në kontest civil. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, Divizioni i
Kundërvajtjes, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Op/Ed

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ziadin Sela, feniksi që i fiton të gjitha betejat

Mbështetja e Frontit Evropian që erdhi nga Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptaret doli të jetë vendimtare per fitoren e Frontit Evropian në Tetovë,...

Meloni reagon ndaj dokumentarit RAI3, i del në mbrojtje Ramës

Kryeministria italiane, Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të Rai3 në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. “Shqipëria...

Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj përballemi me VMRO-DPMNE-në

Frontit Europian vazhdon fushatën për zgjedhjet parlamentare. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, sot qëndroi në Strugë dhe Dibër, ku foli me qytetarët e këtyre...