spot_imgspot_img
spot_img

Shqiptarja nga Suedia, Elena Sadiku shkruan historinë, merr drejtimin e Celticut

Elena Sadiku është emëruar trajnere te ekipi i vajzave të Celticut.

Klubi skocez ka njoftuar zyrtarisht këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me shqiptaren, shkruan Gazeta Express.

Sadiku ka nënshkruar kontratë të vlefshme për dy vite e gjysmë.

Me këtë rast ajo shkroi edhe historinë, duke u bërë gruaja e parë që emërohet trajnere e ekipit të Celticut.

Elena do të fillojë në rolin e ri të hënën, me David Haley, i cili do të vazhdojë në rolin e asistentit.

30-vjeçarja së fundmi ishte trajnere në akademinë e klubit të Evertonit.

“Kjo është një ditë kaq e mrekullueshme për mua dhe familjen time, për t’u bashkuar me një klub si Celtic në një kohë kaq emocionuese për ekipin tonë të vajzave. Është një nder i vërtetë që më jepet kjo mundësi e mrekullueshme dhe mezi pres të filloj, veçanërisht me kaq shumë lojëra të rëndësishme që vijnë”, tha fillimisht ajo për faqen zyrtare të Celticut.

“Liga në Skoci është zhvilluar vërtet në vitet e fundit dhe unë kam parë që skuadra në Celtic ka pasur sukses të madh. Roli im tani është të vazhdoj këtë, duke punuar për dhe me lojtaret për të arritur suksese më të mëdha në aspektin e ligës dhe kompeticioneve evropiane në veçanti. Gjithashtu e shijoj mundësinë për të zhvilluar dhe rritur strukturën dhe mjedisin më të gjerë në të gjitha ekipet dhe akademinë tonë.Do të sjell pasion, energji dhe përkushtim në këtë rol dhe mezi pres të fillojë”, deklaroi Sadiku.

Si futbolliste profesioniste, Elena Sadiku ka luajtur te FC Rosengård, Kristianstad DFF, Eskilstuna United dhe Hammarby IF, Elena gjithashtu përfaqësoi Suedinë në grupmosha të ndryshme përpara se të detyrohej të tërhiqej nga futbolli në moshën 23-vjeçare për shkak të lëndimit.

Duke e kthyer vëmendjen e saj të plotë për t’u bërë një trajnere e suksesshme, ajo bëri përvojë në të gjitha nivelet e lojës, që nga ngritja e strukturës së Akademisë së Vajzave në Hammarby IF deri tek trajnere e kampionëve suedez me FC Rosengård, si dhe fitimi i përvojës në Ligën e Kampionëve me Fortuna Hjørring. /Gazeta Express/

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...