Një shtetas zviceran ka vdekur në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Njoftimi:
Aeroporti Adem Jashari, Lipjan 22.10.2025 – 21:00. Është raportuar se një mashkull shtetas zviceran, i cili ka qenë duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, i është keqësuar gjendja shëndetësore i është ofruar ndihma mjekësore, por pastaj ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.