spot_imgspot_img
spot_img

Shteti në rrezik, Petrit Ajeti i AKI-së takon Dejona Mihalin

 

Një takim i dyshimtë është zhvilluar të dielën në mëngjes në mes të Dejona Mihalit me shefin e AKI-së, Petrit Ajeti.  Siç informon Paparaci i cili  ka siguruar pamje nga takimi i tyre.

Takimi me Mihalin nuk është i përshkruar në detyrat e krerëve të inteligjencës. Këtë takim e bën edhe më skandaloz fakti që vetë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë kishte rekomanduar ndalimin e hyrjes së Mihalit në Kosovë, për shkak se “paraqiste rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës”.

Një nga aktivistet më të pushtetshme në Lëvizjen Vetëvendosje dhe nga personazhet më me ndikim në Kosovë. Për të përflitet së i ka në kontroll gjithë deputetët e pushtetit dhe disa nga ministrat e qeverisë. Flitet se pa miratimin e saj, nuk mund të kalojë asnjë fjalim i deputetëve te LVV-së. Pra, po flasim për Dejona Mihalin, koordinatore e Komiteteve në LVV

Pushteti paralel i Vetëvendosjes i udhëhequr nga Dejona Mihali, duket që ka shtrirë kontrollin edhe mbi organet ligj zbatuese të inteligjencës dhe sigurisë. Eksponent ja nga Shqipëria e cila është akuzuar publikisht se kontrollon të gjithë deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministrat e Kurtit, të dielën është shfaqur në Gërmi përballë krerëve të sigurisë.

Shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe këshilltari i Maqedoncit, Durim Abdullahu kanë pirë kafën e mëngjesit në Vila Germi të dielën në mëngjes.

Paparaci, ka sigurar pamje, teksa bisedonin të qeshur e të afërt me njëri-tjetrin. Petrit Ajeti, si shef i AKI-së, i raporton vetëm presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeminitrit, Albin Kurti. Kurrsesi personave tjerë, e aq më pak atyre që nuk ka asnjë pozitë shtetërore në Republikën e Kosovës. Skandali bëhet edhe më i madh kur dihet se vetë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë kishte rekomanduar që Dejona Mihalit t’i ndalohej hyrja në Kosovë për shkak të rrezikut për siguri kombëtare.

Kryetarja e komisionit për siguri ne Parlamentin e Kosovës Ganimete Musliu thotë së “Unë kam pak a shumë informacione se kush është Dejona Mihali dhe nga vjen ajo. Ajo ka prejardhje greke dhe këto informacione i kam të faktuara. Ajo vec të mirën nuk ia dëshiron Kosovës. Ju e dini që ajo e ka pas të ndalur të hyjë në Kosovë kur shteti ka funksionuar. Si arriti Dejona Mihali që nga një person i padëshiruar në Kosovë ta marrë nënshtetësinë e Kosovës”, madje, për marrjen e nënshtetësisë së Kosovës nga Mihali, Musliu tha se duhet të ngritet një komision hetimor.

Edhe Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur për aktivisten e VV-së nga Shqipëria, Dejona Mihali, për të cilën tha se është e rekrutuar nga shërbimet greke në Kosovë.

“Shkoni kush ka interesim, në dosjet e Shqipërisë dhe do ta shini këtë zonjën, edhe familja e saj, edhe ku është e martuar janë të rekrutuar të shërbimit grek. Pra është me mision të sherbimit grek në Kosovë”, Hisen Berisha per Dejona Mihalin në një emision televiziv

 

Të dhënat e Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri, të cilat i ka siguruar Paparaci, tregojnë se Aleksandër Mihali, babai i Dejona Mihalit, është i deklaruar me kombësi greke pranë autoriteteve shqiptare.

I lindur në Tiranë, Aleksandër Mihali është i deklaruar si pjesëtar i komunitetit grek në Shqipëri, tregon dokumenti. Emri i gjyshit të Dejona Mihalit, bazuar në dokument, figuron të jetë Leonidha. Emri i gjyshës: Figalia.

Nëna e Dejona Mihalit quhet Lindita Mihali. Ajo, pranë Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri është e deklaruar me kombësi shqiptare.

Njëjtë është deklaruar edhe Dejona Mihali, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është deklaruar me kombësi shqiptare, tregojnë të dhënat pranë Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri.

Një dokument tjetër të cilin e ka publikuar Paparaci rreth dy javë më parë, ngrit dyshime mbi dokumentin identifikues të Mihalit në Kosovë.

Në letërnjoftimin e Dejona Mihalit, të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, nuk janë të deklaruara vendlindja dhe nacionaliteti i saj. Nuk është i ditur as qyteti i saj i lindjes.

Në këtë dokument, Mihali ka vendlindje “të panjohur”, qytet të lindjes “të panjohur” dhe një zbrazëtirë te “nacionaliteti”.

Dejona Mihali është pjesë e të ashtuquajturit “Grup i Tiranës” në Lëvizjen Vetëvendosje. Pjesë e këtij grupi janë eksponentë në zë në LVV, të cilat kanë prejardhje nga Shqipëria. Aty bëjnë pjesë këshilltarët e kryeministrit Albin Kurti: Elvis Hoxha dhe Hysamedin Feraj.

“Grupi i Tiranës” ka tërhequr shpeshherë vëmendjen e opozitës në Kosovë, sidomos të atyre me prirje ideologjike kosovocentrike. Njëri prej tyre, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka cilësuar “të papranueshme” komentet e tyre politike ndaj aleatëve të Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se Mihali dhe pjesa tjetër e “Grupit të Tiranës” kanë tendenca kundër Republikës së Kosovës dhe aleatëve të vendit.

Sot me ketë takim është cenuar siguria kombëtarë e Kosovës dhe shkelje e ligjit nga shefi asgjësisë së inteligjencës.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...