spot_imgspot_img
spot_img

Siguria në Kosovë, Scholz: KFOR-i të jetë në pozicion për të reaguar

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur sot për situatën e sigurisë në Kosovë. Teksa theksoi rëndësinë e prezencës së KFOR-it në Kosovë, Scolz tha se NATO është garantuese për sigurinë në vend përmes KFOR-it.

Kancelari tha ndër të tjera se Gjermania i qendron pranë NATO-S.

“NATO është garantues i sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë përmes KFOR-it. Gjermania është duke marrë pjesë në këtë mision përmes forcave ushtarake. Tensionet e fundit na dëshmojnë sesa e rëndësishme është prezenca e tyre aty. Dhe KFOR-i duhet të jetë në pozicion për të reaguar në të gjitha zhvillimet”. Deklarata e kancelarit gjerman për Kosovën u bë gjatë takimit që ai zhvilloi sot me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili po zhvillon një vizitë zyratre në Berlin.

Që nga fundi i majit, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, tensionet janë të larta, pasi serbët lokalë kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave. Për shkak të rritjes së tensioneve, që u përcollën me protesta të dhunshme, ku u lënduan edhe dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it, NATO njoftoi për rritjen e pranisë ushtarake në Kosovë.

KFOR, që është reaguesi i tretë i sigurisë, vazhdimisht ka deklaruar se mund të ndërhyjë nëse është e nevojshme, por ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Më 24 shtator, tensionet u rritën edhe më shumë pasi një grup i armatosur serbësh sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve, autoritetet thanë se u vranë edhe tre sulmues. Aktualisht, në kuadër të KFOR-it janë 4.353 trupa, 70 prej të cilëve janë nga Gjermania.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...