spot_imgspot_img
spot_img

Skandal në MPB; Sveçla i dha tender 4 milionësh, ata fshehën 25 mijë pasaporta

Ministria e Punëve të Brendshme në dhjetor të vitit 2022 ka lidhur kontratë me procedurë emergjente, për furnizimin me material për pasaporta, letërnjoftime dhe patentë-shoferë, me kompaninë gjermane  “Veridos Gmbh”, ndaj së cilës Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë në gusht të vitit 2022 në drejtim të veprës penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.

MPB këtë kontratë në vlerë prej 4 milionë eurove kompanisë në fjalë ia ka dhënë më 9 dhjetor 2022, pra katër muaj pas ngritjes së aktakuzës.

Aktakuzën ndaj subjektit afarist në fjalë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj. Ajo ka treguar se pas kallëzimit penal të Doganës së Kosovës në shkurt të vitit 2021, Prokuroria e Shtetit më 22 gusht 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj “Veridos Gmbh”.

“Bazuar në të dhënat e gjeneruara nga shkrimorja e kësaj prokurorie figuron se ndaj subjektit në fjalë Prokuroria Themelore në Prishtinë më 23.02.2021 ka pranuar kallëzim penal nga Dogana e Kosovës. Pas trajtimit nga ana e Prokurorit të Shtetit,  më 22.08.2022, i njëjti ka ngritur aktakuzë në drejtim të veprës penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore  ose tarifave akcizore”, nga neni 312 të KPRK-së dhe e ka deleguar në Gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Ulaj për Gazetën Express.

Gazeta Express ka arritur që ta sigurojë aktakuzën nga Prokuroria në të cilën tregohet se si i pandehuri V.U në pikën doganore të Merdares me qëllim që t’i sjell përfitim të kundërligjshëm pasuror vetes apo tjetrit, ne cilësinë e personit të autorizuar për proceduat e zhdoganimit i ka paraqitur Doganës së Kosovës dokumente të rrejshme lidhur me sasinë e pasaportave.

Në faturën e prezantuar ai ka paraqitur vetëm 175 mijë pasaporta, derisa pas kontrollit nga ana e zyrtarëve doganorë ka rezultuar që aty janë edhe 25 mijë pasaporta të tjera të padeklaruara.

Përmes këtij veprimi V.U ka shkaktuar dëm në buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 29 mijë e 389 euro e 50 centë.

Ndërkohë i pandehuri i dytë R.W (shtetas gjerman) në vazhdimësi që nga viti 2016, 2017, 2018 dhe 2020 në pikën doganore të Merdares në cilësinë e personit  përgjegjës dhe të autorizuar të subjektit afarist, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm ka bërë shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore.

R.W siç thuhet në aktakuzë, përmes personit të autorizuar për zhdoganimin e mallit, ka prezantuar dokumente të rrejshme lidhur me zhdoganimin e mallit. Aktakuza specifikon se shmangia e pagesës së taksave doganore kap shumën e 24 mijë e 651 eurove  dhe tatimin mbi vlerën e shtuar 148 mijë e 607 euro.

R.W në këtë formë i ka shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë totale prej 173 mijë e 258 euro e 58 centë.

Barra për dëmin e shkaktuar ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerën e 173 mijë e 258 euro e 58 centë i është ngarkuar edhe subjektit afarist “Veridos GMBH” ku i dyshuari R.W është person i autorizuar.

Prokuroria ka kosntatuar se pas shqyrtimit dhe analizimit të provave në kallëzimin penal, Prokurori i shtetit më 18 shkurt 2022 ka hapur hetimet penale ndaj të dyshuarit V.U për veprën penale “Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” sipas nenit 312 paragrafi. 3 të KPRK-së, dhe ndaj të dyshuarit R.Ë., ndërsa me aktvendim për zgjerim të hetimeve janë filluar hetimet penale edhe ndaj subjektit afarist “V…”, për veprën penale “Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” nga nenin 312 paragrafi 4 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 i KPRK-së.

Këtë vendim Prokuroria e ka marrë bazuar edhe në deklaratat e të dyshuarve dhe provat e tjera materiale, siç është edhe vendimi i Gjykatës për konfiskimin e pasaportave në vlerë prej 25 mijë copave.

Kjo Prokurori pas zhvillimit te hetimeve dhe mbledhjes se provave dhe analizimit te tyre ka vërtetuarse në rastin konkret të pandehurit e lartcekur me veprimet e tyre kanë përmbushur të gjitha elementet e veprave penale. GazetaExpress/

 

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...