Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) ka lëshuar vendim zyrtar, me të cilin ka njoftuar se përfaqësuesi i autorizuar i Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova Sh.P.K” ka dorëzuar kërkesën për plotësim dokumentacioni dhe se me këtë rast ARBK-ja ka bërë shfuqizimin e vendimit të saj për suspendmin e certifikatës së biznesit.
Por, ky vendim i ka kushtuar me shkarkim zëvendësueses së drejtorit të përgjithshëm të ARBK-së, Pranvera Prestreshi nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari (MINT).
Ndersa skandali nuk perfundon ketu burime brenda MINT-it, kanë bërë me dije se në vend të saj është emëruar Lebibe Haliti, motra e deputetit të Vetëvendosjes, Enver Haliti.
Më 14 qershor Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ngriti kallëzimi penal ndaj Shoqërisë Tregtare, Klan Kosova.
Kallëzimi penal u ngrit me “pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është deklaruar në lidhje me vendimin së “Arsyeja se pse është pezulluar çertifikata e biznesit, vendimi që është marrë dje. Që të jemi të qartë edhe njëherë se dokumentacioni me adresë Gjakovë/Serbi dhe aq më tepër Pejë/Serbi është veprim shumë i rëndë para ligjit, para Kushtetutës dhe është e papërgjegjshme kjo situatë. Dhe për këtë arsye ne e kemi proceduar për hetime.” – u shpreh ajo.
ARBK-ja në bazë të akteve ligjore mori vendim që të pezullojë certifikatën e biznesit televizionit Klan Kosova, deri në një vendim tjetër.
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), pas këtij vendimi i kishte dhënë afat prej 30 ditëve televizionit Klan Kosova, që të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm të biznesit në ARBK.
Klan Kosova ka njoftuar se është përmbyllur plotësisht në mënyrë të rregullt dhe ligjore procesi pranë institucioneve të Republikës se Kosovës në lidhje me certifikatën e biznesit të saj.
“Sot, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) ka lëshuar vendim zyrtar, me të cilin ka njoftuar se përfaqësuesi i autorizuar i Shoqërisë Tregtare Klan Kosova Sh.P.K. ka dorëzuar kërkesën për plotësim dokumentacioni dhe se me këtë rast ARBK-ja ka bërë shfuqizimin e vendimit të saj për suspendimin e certifikatës së biznesit”, njoftoi Klan Kosova.
Me këtë rast, Drejtoria e ARBK-së zyrtarisht ka njoftuar se kështu “kanë ndryshuar rrethanat faktike”, të cilat kishin nxitur vendimin e javës së kaluar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke dhënë vlerësimin e ri se ai vendim tash është shfuqizuar.
Vendimin e sotëm, ARBK-ja e ka përcjellë në Komisionin e Pavarur për Media (KPM) dhe në Klan Kosova.
Klan Kosova ka bërë shkresë zyrtare drejtuar KPM, në mënyrë që t’i njoftojë për korrigjimet e bëra dhe vendimin e ri të ARBK-së.
“Klan Kosova falënderon të gjithë ata që u angazhuan që ky proces administrativ të shkojë sipas ligjit, që janë ambasadat e QUINT-t të akredituara në Kosovë, institucionet dhe organizatat ndërkombëtare dhe vendore të të drejtave të njeriut, medias, gazetarëve dhe lirisë së shprehjes, si dhe veçanërisht të gjitha mediat dhe kolegët tanë gazetarë për solidarizimin pa asnjë hezitim”, tha Klan Kosova.
Po ashtu, Klan Kosova ka falënderojë institucionet e shtetit, ARBK-në dhe KPM-në, për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar në trajtimin e çështjes.
Viktimë e gjithë ketij skandali doli të jëtë zv drejtoresha e ARBK-së Pranvera Prestreshi!
Rozeta Hajdari e cila është fajtore kryesore për gjithë procesin ishte personi i vetëm që duhët të shkonte në shtëpi.
Mediumi Klan Kosova e ka obligim moral që sonte të fillon emisionin e lajmeve më skandalin e radhës së Rozeta Hajdarit.