spot_imgspot_img
spot_img

Sonte nata finale e Festivalit të Këngës në RTK, 10 këngë synojnë trofeun

Në natën e dytë të Festivalit të Këngës juria profesionale i ka përzgjedhur dhjetë këngët finaliste, të cilat sonte synojnë të fitojnë trofeun e këtij festivali.

 

Finalen nga juria e siguruan:  

Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”

Auron Deva me “Çmimi i dashnisë”

Angus Dei me “Një zemër për dy”

La Fazani me “Oj Kosovë”

Urban Band me “Ëndrrat s’kanë faj”

Nita Latifi me “Marrëzi”

Neki Emra me “Heroi im”

Hilmi Obertinca me “Pa ty s’më rrihet”

Saranda Alija me “Mendoj ku je”

Klea Dina me “Trenat”

E njëra nga këto këngë do të jetë fituese e edicionit historik të Festivalit të Këngës në RTK, në natën finale, e cila do të mbahet sonte në orën 21:00.

Juria e edicionit të parë përbëhet nga kryetarja Alma Bektashi, anëtarja që vjen nga Suedia dhe ka përfaqësuar shtetin e saj në “Eurovision”, Ulja Sjostrom si dhe anëtarët e tjerë si kompozitori nga Tirana, Adi Hila, këngëtari Alban Nimani dhe artistja e arteve pamore, Zake Prelvukaj.

Shpërblimi për çmimin e parë do të jetë trofeu i punuar nga Arbenitë Shala e Zana Ramadani, e cila ka simbolikën e Kosovës që shkëlqen.

Gjithashtu fituesit apo fitueses do t’i jepet një dhuratë e rëndësishme, që është një medaljon me shqiponjën e flamurit shqiptar që ka 500 diamante.

Ndryshe nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTK ka sjellë emocione të shumta për publikun e pranishëm dhe për teleshikuesit kudo në trojet shqiptare dhe në diasporë përmes transmetimit direkt në Radiotelevizionin e Kosovës, Radiotelevizionin Shqiptar dhe Radiotelevizionin e Maqedonisë së Veriut në kanalin e dytë, por edhe përmes platformave online të RTK-së. Ndërkohë, 18 garuesit e këtij festivali riperformuan përplot emocion këngë pas kënge./RTK

Op/Ed

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Kryeparlametari dhe kryeministeri shqiptar erdhen me votën e Ziadin Selës

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair Të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Endriti uron babanë: I bindur se në ditëlindjen e radhës do t’i gëzohemi rikthimit tënd në atdhe

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka uruar babanë e tij me rastin e ditëlindjes së 56-të. Endriti ka përmendur faktin se kjo është ditëlindja...

Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut i publikoi në faqen e tij zyrtare udhëzimet për votim në shumë gjuhë. Manuali është...

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut, ka thënë se beson në fitore...