12 tetori është Kuqezi dhe për ta bërë edhe më speciale këtë ditë, ka menduar DigitAlb, që ka shpërndarë 22 mijë qeleshe (Plisa) në të gjithë vendet e stadiumit për të krijuar një dekor unik dhe spektakolar të tifozerisë fantastike shqiptare në shkallët e “Air Albanias”, për ndeshjen Shqipëri-Çeki.
Do ta ketë peshën e kualifikimit për në Kampionatin Evropiane ‘Euro 2024’ përballja e sotme ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës së Çekisë.
Fitorja për secilën skuadër do të thoshte praktikisht sigurim i kualifikimit tutje.
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, para ndeshjes ka deklaruar se kjo është njëra nga tri finalet e mbetura për t’u luajtur dhe se lojtarët duhet të derdhin shumë djersë në fushë për të siguruar një rezultat pozitiv. Shqipëria do të luajë në këtë ndeshje në mungesë të sulmuesit Armando Broja për shkak të lëndimit, ndërsa pjesa tjetër është në dispozicion.
Ky ballafaqim nis nga ora 20:45 në “Air Albania”.
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, para ndeshjes ka deklaruar se kjo është njëra nga tri finalet e mbetura për t’u luajtur dhe se lojtarët duhet të derdhin shumë djersë në fushë për të siguruar një rezultat pozitiv. Shqipëria do të luajë në këtë ndeshje në mungesë të sulmuesit Armando Broja për shkak të lëndimit, ndërsa pjesa tjetër është në dispozicion.
Ky ballafaqim nis nga ora 20:45 në “Air Albania” dhe këto janë formacionet e mundshme:
Shqipëria: Berisha; Hysaj, Veseli, Djimsiti, Mitaj; Ramadani, Asani, Bajrami, Asllani; Cikalleshi, Seferi
Çekia: Pavlenka; Holes, Brabec, Krejci; Coufal, Soucek, Sadilek, Provod; Cerny, Cvancara, Kuchta