spot_imgspot_img
spot_img

Sot jepet “Topi i Artë” Messi e fiton dhe përfundon epoka e tij

Lionel Messi është favorit i madh për të fituar “Topin e Artë” të tetë të tij, kur mbrëmjen e sotme në Paris, “France Football” të dorëzojë trofeun për futbollistin më të mirë në botë për vitin 2023.

36-vjeçari udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë së Kupës së Botës në dhjetor, për herë të parë që nga viti 1986 dhe kjo e bën atë favoritin për ta rrëmbyer çmimin për herë të tetë në karrierën e tij, duke thelluar rekordin.

Ceremonia e “Topit të Artë” 2023 do të mbahet duke nisur nga ora 20:30 në “Theatre du Chatelet”. Tridhjetë lojtarë janë në listën e ngushtë, me Erling Haalandin dhe Kevin de Bryjnen rivalët e argjentinasit.

Sulmuesi norvegjez i Cityt është pretendenti i dytë, pas sezonit vdekjeprurës 2022-‘23, duke shënuar 52 gola në 53 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës fitoi trofetë e Premier Ligës, Champions-it dhe Kupës FA.

Siti e dominon listën e kandidatëve, ndërsa në garë janë edhe Ruben Dias, Julian Alvarez, Bernardo Silva, Rodri dhe Ilkay Gundogan, që në verë kaloi te Barcelona. Kevin de Bruyne pritet që të renditet i treti në këtë garë.

Transformimi i Jude Bellinghamit nga një mesfushor klasi në një bomber te Reali, i ka rritur shumë kuotat e 20-vjeçarit anglez.

Djaloshi është ende larg nuhatjes së çmimit kryesor, por ai është gjithashtu i nominuar për Trofeun “Kopa”, që i jepet lojtarit më të mirë në botë U-21. Asnjë anglez nuk e ka fituar më parë trofeun dhe ai mund ta bëjë atë të tijin.

 

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Çitaku për letrën e Donika Gërvalles: Skandaloze, diplomacia nuk është lojë fëmijësh

Nënkryetarja e parë e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla nisi një letër në...

Në zonën 100 km/h voziti në autostradë me 238 km/h

Policia e Kosovës, njësia për kontroll të autostradave ka njoftuar se ka ndaluar një shofer i cili në zonën ku shpejtësia e lejuar është...

Krasniqi takohet me Hovenierin: E njoftova me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar ambasadorin e SHBA-ve në Kosovës, Jeffrey Hovenier. Krasniqi ka biseduar me Hovenierin për zhvillimet e fundit politike në...