spot_imgspot_img
spot_img

Suspendohet komandanti i Stacionit Policor të Skenderajt, pasi ishte për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit

Inspektorati Policor i Kosovës  i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një togeri policor respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt.

Inspektorati Policor njofton se ka filluar hetim disiplinor nën dyshimin se i njëjti së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese”.

“IPK ka pranuar informatat e para për këtë rast nga Policia e Kosovës dhe dyshohet se togeri policor së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë shkuar për ngushëllime te familja e një personi  i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ku ishte duke vuajtur dënimin me burgim për disa vepra penale, (dhe së fundi i  njëjti është vrarë në territorin e Republikës së Serbisë nga policia atje)”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Me këto veprime dyshohet se togeri policor dhe vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese” e paraparë me aktet nënligjore të Policisë së Kosovës.

Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga  hetuesit e IPK-së  bazuar në fushëveprimin dhe autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Shkodran Tolaj kërkon që ministri Ljutkov t’i kerkojë falje publike për shpifje

Ish-drejtori i Ansambli i Këngeve dhe Valleve Popullore Shqiptare, Shkodran Tolaj, në një demant dërguar mediave përmes emailit ka theksuar se pret falje publike...

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar nga kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, duhet të shfrytëzohet nga partitë politike shqiptare për të krijuar...

Pas mesnate debati Harris-Trump që dikton garën presidenciale

Debati, një element vendimtar i fushatës zgjedhore për Shtëpinë e Bardhë, do të rikthehet në ekranet televizive. Sonte kandidatët në garën presidenciale do të...