spot_imgspot_img
spot_img

Të hënën rifillojnë seancat gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka thënë se më 30 tetor, do të rifillojnë seancat në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.

Seanca e fundit ndaj Thaçit dhe të tjerëve është mbajtur në 17 tetor derisa një ditë më vonë seanca e paraparë ishte shtyrë 30 minuta pasi kishte filluar.

Griep, përmes informimit javor, ka njoftuar DhSK-ja kohën më të madhe ia ka kushtuar çështjes së Sabit Januzit dhe Ismet Bahtjarit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas zëdhënëses Griep në çështjen gjyqësore, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari, versioni i redaktuar publik i Vendimit Kornizë mbi Nxjerrjen e Provave dhe Çështje të Lidhura me To, u bë publik më 24 tetor.

”Korniza ligjore e DHSK-së përcakton hapat e ndryshëm proceduralë që duhet të ndërmarrin Gjykatësi i Procedurës Paraprake dhe palët gjatë fazës së procedurës paraprake për t’u siguruar që çështja të përgatitet për t’iu kaluar trupit gjykues. Një nga hapat kryesorë është krijimi i një sistemi për shkëmbimin e provave mes palëve. Miratimi i sistemit që garanton një proces efikas të nxjerrjes së provave është thelbësor për Gjykatësin e Procedurës Paraprake për të gjetur ekuilibrin mes detyrës për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të viktimave dhe detyrimit për të mbështetur të drejtat e të akuzuarve”, tha zëdhënësja Griep.

Me tej ajo shtoj se Vendimi përmban edhe kalendarin për nxjerrjen e kategorive të ndryshme të provave.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Kasami për tubimin më 6 maj: Patjetër që do të mbahet! Artan Grubi të tërhiqet, të mos provokojë

Nuk është Artan Grubi ai që përcakton se kush dhe kur do të mbajë tubime parazgjedhore, nuk jemi në shtet policor, ndërkaq me këtë...

Dua Lipa publikon nesër albumin e ri

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa nesër do ta publikojë albumin e ri “Radical Optimism”. Albumi i ri i Lipës përbëhet nga 11 këngë,...

EUROVISION 2024 – Gjithçka që duhet të dini

Javën e ardhshme në Suedi do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e Eurovisionit të 68-të. Britania e Madhe kualifikohet automatikisht për në finale edhe pse...