spot_imgspot_img
spot_img

Thirrje për ruajtjen e vlerave të UÇK-së

Të dashur bashkatdhetarë!

Është thelbësore që të ruajmë dhe të mbrojmë UÇK-në si një prej vlerave më sublime të kombit tonë. Nuk duhet lejuar që UÇK të identifikohet me kriminelë apo me krime të cilësuara nga ligji dhe gjykatat. Ky është një rrezik që ka qenë i pranishëm që në themelimin e saj, gjatë luftës për çlirim dhe që vazhdon edhe sot në liri, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe në Hagë me raporte si ai i Dick Martit, i miratuar në Këshillin e Evropës.
UÇK ishte një organizatë që doli nga populli, lindi si domosdoshmëri për t’iu kundërvënë represionit gjenocidial të regjimit serb të kriminelit Millosheviç. UÇK luftoi për lirinë për të ndërtuar paqen duke vendosur drejtësi.

Ne nuk duhet të harrojmë asnjëherë patriotët që, pas luftës, dhanë jetën për qëllime patriotike dhe në të mirë të territorit dardan. Ata do të mbesin gjithmonë heronj të Kosovës.

UÇK ishte, është dhe do të mbetet çlirimtarja e Kosovës nga okupuesit dhe e ka kryer misionin e saj me nder.
Kjo politikë dezinformuese po ushqehet sot nga qarqe të caktuara në Prishtinë, fatkeqësisht, si dhe nga qarqe në Beograd, që është e pritshme. Këto janë qarqe që i shërbejnë Serbisë dhe armiqve të pavarësisë së Kosovës. Ata kanë për detyrë urrejtjen ndaj UÇK-së, urrejtjen ndaj lirisë dhe zhbërjen e vlerave të saj.
UÇK është simbol i sakrificës dhe i luftës për liri. Është detyra jonë që të mbrojmë këtë trashëgimi dhe të kujtojmë se lufta për çlirim ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme për popullin tonë. Nuk duhet të lejojmë që këto përpjekje të deformohen apo të përdoren për qëllime politike nga armiqtë e lirisë sonë.
Si detyrë kombëtare, le të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtjen e vlerave të UÇK-së dhe të refuzojmë çdo përpjekje për t’i identifikuar ato me krime. Liria dhe pavarësia jonë janë rezultat i sakrificave të panumërta dhe duhet të jenë krenaria jonë kombëtare.

Me respekt dhe përkushtim, Hisen Berisha – Vetran invalid i UÇK

Op/Ed

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Hipokrizia dhe manipulimi politik i Kurtit me Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore në prag të zgjedhjeve

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës (PDK) Deklarata...

Epoka e ekstremeve 1821-1997

Nga Astrit Gashi Avokati mbrojtës, Klonari, i cili mbronte Aranitët...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE   Sipas Nënës Tereze natyra njerëzore ka nevojë më...

Organizata Shqiptaria shtrihet në qytetin e Lidhjes së Prizrenit

    Sot u mbajt Kuvendi konstituiv i degës së 'Organizata Shqiptaria' në Prizren, një ngjarje që shënon zgjerimin e mëtejshëm të organizatës në rajone të...

Serwer: BE-ja t’i bëjë “hajr” vetes dhe ta braktisë politikën e dështuar të qetësimit të Serbisë

Daniel Serwer, profesor në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara (SHBA), njëherësh njohës i dalluar i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një...