spot_imgspot_img
spot_img

Tomë Dodaj dyshohet se i shiti armen Naim Murselit ditën e vrasjes së Liridonës

Naim Murseli bashkë me tre të tjerë po dyshohet se kanë planifikuar e kryer vrasjen e Liridona Ademajt.

Së fundmi Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim edhe të dyshuarit të katërt për këtë rast. Fjala është për Tomë Dodaj.

Dodaj dyshohet t’ia ketë shitur armën Naim Murselit e Granit Plavës në ditën kur është kryer vrasja.

Kështu thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale Vrasje e Rëndë e të dëmtuarës- tani të ndjerës L.M”, thuhet në vendim.

Duke marrë parasysh rrezikun e ikjes apo ndikimit në dëshmitarë, Gjykata ia ka caktuar Dodajt një muaj paraburgim.

“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D ka kryer veprën penale, andaj nëse i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj në të dëmtuar dhe në dëshmitarë, si dhe ekziston edhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e masës së paraburgimit”, ka njoftuar Gjykata.

Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla po dyshohet se kanë organizuar vrasjen e Liridona Ademajt.

Si rezultat, ata janë në paraburgim me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Dje është raportuar se Granit Plava është tentuar të sulmohet nga disa të burgosur. Si rezultat, tashmë tre të dyshuarit janë shpërndarë në burgje të ndryshme.

Megjithatë, drejtori Dibrani ka theksuar se në asnjë moment nuk ka pasur kontakt fizik mes të burgosurve të tjerë dhe Plavës, pasi gardianët kanë ndërhyrë menjëherë.

“Në momentin kur kanë tentuar të burgosurit me sulmu, stafi ka reaguar menjëherë dhe e ka parandaluar konfliktin. Nuk ka rrahje. Ka pasur tentim-sulm sepse është burg, dhe rasti është i ndishëm, presion i opinionit ka qenë i madh, mund të ketë kërcënime, tentim për sulm, por asnjëherë nuk ka pasur kontakt fizik. Edhe për këtë tenim ne do të themelojmë komisionin hetimor dhe do të dalim me rezultate konkrete”, ka thënë Dibrani për Nacionalen.

Lidhur me raportimet se Plavës i është gjetur edhe një litar brenda dhomës, Dibrani e ka mohuar. Ai ka thënë se i paraburgosuri ka tentuar ta dëmtojë batanijen në dhomë, por që nuk ka pasur elemente se ai ka dashur ta lëndojë veten.

“Jo. Ka pasur një tentim nga ai i burgosur për ta dëmtuar batanijen në dhomë, në momentin që është hetuar, stafi ka arritur dhe e ka larguar batanijen nga dhoma dhe është zëvendësuar. Nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim e as vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, reagimi ka qenë nga stafi. Sepse këta persona po trajtohen me rrezikshmëri të lartë. Niveli i sigurisë është ngritur”, deklaroi më tutje Ismail Dibrani për Nacionalen.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës e ka mohuar gjithashtu se Granit Plava ka pasur mundësi të ketë kontakt me Naim Murselin e Kushtrim Kokallën.

“Në asnjë rrethanë, ka pasur informacione se kanë qenë në një dhomë. Të gjitha mediat e dinë që në Burgun e Sigurisë së Lartë, të gjitha dhomat janë 1-she, dhe nuk ka asnjë kontakt mes personave”, tha ai.

Si rezultat, tre të dyshuarit për rastin e Liridona Ademajt janë shpërndarë në burgje të ndryshme

“Për shkaqe sigurie dhe për shkaqe se rasti është i ndishëm kemi vendosur që këta persona t’i shpërndajmë në institucione të ndryshme”, përfundoi Ismail Dibrani.

Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla, u arrestuan si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Gjykata Themelore e Prishtinës të treve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sipas dosjes së Prokurorisë, rastin e ka organizuar Naim Murseli, i cili ka paguar para për vrasjen e bashkëshortes. Madje, Murseli dyshohet t’ia ketë dhënë edhe armën dorasit Plava./Nacioanle

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...