Tronditëse: Dorasi dhe Naim Murseli dyshohet se u takuan para vrasjes, policia kap kamerat
Raportimet fillestare pohuan se Liridona Murseli u vra nga disa grabitës, teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Policia ka arrestuar sot bashkëshortin e të ndjerës, Naim Murselin, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit.
Burimet e njëjta kanë pohuar se Naimi ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes së tij po ashtu janë gjetur prova bindëse që dëshmojnë fajësinë e Naimit në këtë rast. Sipas tyre, ekzistojnë xhirime të kamerave që dëshmojnë se Naim Murseli, është takuar me autorin e vrasjes së Liridonës.
Policia e Kosovës ka gjetur armën e vrasjes dhe veturën dhe të gjitha janë siguruar me kamera të sigurisë të vendosura nga policia në lagje në vende të fshehta.
Vrasja dyshohet të jetë kryer me pagesë. Ndërsa siç merr vesh Paparaci, komunikimi i fundit në telefonët e Naim Murselit dhe Granit Plavës ishte mes të dy të arrestuarve.
Ngjarja që tronditi Kosovën ndodhi të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Sipas versionit zyrtar të informacioneve të para, Naim Murseli e kishte përshkruar rastin si grabitje që eskaloi në përdorim armësh.
Motivet e rastit mbeten ende të panjohura deri në sqarimin e tyre të plotë nga organet e sigurisë