Praga është tronditur pasditen e sotme nga një sulm me armë zjarri, ku për pasojë dyshohet se kanë humbur jetën 11 perona dhe janë plagosur 30 të tjerë.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shohim njerëz të fshehur në katin e katërt të godinës së Fakultetit të Arteve, e të tjerë duke vapuar.
Gazetari çek që punon në Kosovë, Jakob Weizman, ka bërë një postim në X, ku ka treguar rreth situatës që po mbretëron në Pragë pas të shtënave vdekjeprurëse.
Ai thotë se aktualisht gjendet i ngujuar në klasë.
“Qitësi ka vdekur, por po presim të evakuohemi. Lutemi të dalim të gjallë. E mbylla derën para se qitësi të tentonte ta hapte atë”, shkroi ai, raporton Klankosova.tv.
Në një universitet në Pragë për shkak të të shtënave kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur.
Këtë e ka konfirmuar policia e Çekisë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Se cili ishte motivi i të shtënave ende nuk dihet, po ashtu as numri i personave të vrarë dhe të plagosur