Një ditë pas masakrës ku një nxënës vrau nëntë persona sot ndodhën dhe katër incidente në shkolla të cilat janë shkaktuar nga fëmijët
Vetëm një ditë pas masakrës në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, ku mbetën të vrarë roja dhe tetë nxënës, në shkollat e Serbisë kanë ndodhur 4 incidente. Ajo që është edhe më e tmerrshme është se të gjtha raset e reja janë shkaktuar nga fëmijët.
Dita filloi me lajmin se një student në Obrenovc me një armë plastike kercnoi nxënësit pasi u mbajt një minutë heshtje për fëmijët e vrarë. Policia ka reaguar menjëherë dhe e ka intervistuar.
Më pas ndodhi një tjetër incident, në shkollën “Desanka Maksimović” në Beograd, ku një nxënës nëntë vjeçar bëri një “listë pushkatimi” sipas modelit të nxënësit që vrau shokët e tij në Vraçar.
Në shkollën fillore në Kaludjericë, një nxënës bëri një plan të tërë për një masakër dhe policia ndërhyri me shpejtësi.
Ngjarja e fundit ka ndodhur në shkollën private “Ruđer Boškoviq”, ku një ish-nxënës ka plagosur me thikë një nxënës dhe një mësues. Të sulmuarit nuk janë lënduar rëndë.