spot_imgspot_img
spot_img

Truprojat e Kurtit kërcnojnë gazetarin Kosovë Gjoci

 

Gazetari Kosovë Gjoci po pretendon se njëri pjesëtar i mbrojtjes së kryeministrit Albin Kurti e ka shtyrë me dorë duke ia rrëzuar pajisjet në tokë ndërsa tjetri e ka kërcënuar.

Në një postim në Facebook, Gjoci ka thënë se e gjithë kjo ka ndodhur gjatë kohës sa ai së bashku me kolegët gazetarë kanë qenë duke e pritur kryeministrin Kurti pas takimit që ai pati me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ai tha se fillimisht u është kërkuar ta lirojnë rrugën dhe sipas tij brenda mundësive ai dhe mediat kanë krijuar hapësirë.

Ajo çka me bani përshtypje, përveç sjelljes idiotike te këtyre dy pjesëtareve te mbrojtjes e afërt te KM, ishte fakti që edhe pse shumicën e kësaj situate z. Kurti e pa edhe e dëgjoi, thjesht e injoroi edhe në atë moment edhe masi doli me fol para neve. Nejse është i ngarkum me punë s’po ia nxa për të madhe ose duket se ka nis me i pëlqye kjo ideja me i pas ka disa truproje e besa edhe xhipat e zi, të dy këto elemente që i ka kritiku e sha me të madhe si opozitar”- thuhet në shkrimin e Gjocit.

Postimi i plotë t tij në Facebook

Krejt ata qe me njohin goxha mire, sidomos koleget e profesionit, e dine qe nuk shkruaj shpesh ne rrjete sociale e aq ma teper me u anku per situata jo t’mira qe na ndodhin cdo dite gjate punes si gazetare. Sepse kur kam vendos me u marre me kete pune jam kane i vetedijshem qe ka me pas edhe situata jo te mira e momente jo te lehta. Megjithate, sot vendosa me shkru edhe me e nda me ju nje situata shume idiotike (gja qe ua thash edhe ne sy) e te pahijshme qe e pata me dy pjestare te mbrojtjes se afert te kryeministrit Kurti. Njani me shtyu dhe mi hodhi ne toke te gjitha pajisjet, pa kurrefare nevoje e arsye e tjetri ne vend qe ndoshta me kerku flaje, me kercenoi ashiqare tu me thane ‘kqyrem mire ne sy e mbajem ne mend’

Po para se me vazhdu rrefimin e kesaj situate ma ne detaje, po du me thane qe kete vit i bjen qe kam hy ne vitin e 20 te karrieres teme si gazetar edhe ne gjithe keto vjet pune ne kete zanat, detyra jeme kryesore ka qene me i percjell kreret dhe institucionet kryesore te shtetit prej Rugoves e Bajram Rexhepit e te tjeret pas tyne. Rrjedhimisht ne gjithe keto vjet ka qene mbrojtja e afert e ketyne lidereve, njerzit qe i kemi taku me se shpeshti ne terren e ne ngjarje te ndryshem, po asnjehere deri me sot s’kam pas probleme me ta. Bile me shume prej tyne kam marredhenie shume te mira e korrekte edhe gjithmone kemi dite me e respektu punen e njani – tjetrit. Vazhdojme ende me e pas kete respekt.

Po keshtu nuk ndodhi edhe sot me keta dy kolege te tyne.

Shtoja kesaj qe as para 20 vjete e aq ma teper tash, s’kam qene as s’jam tip i gazetarit qe ia kam nxan rrugen dikujt prej lidereve deri ne ate mase sa me u ba pengese ne punen e tyne.

Tash po kthehem te situata. Gjithcka ndodhi derisa na po prisnim ta marrim nje deklarim te kryeministrit per takimin qe e pati me Lajcakun. Pavaresisht qe ne momentin qe na u tha me liru rrugen, une me koleget e tjere filluam mrena mundesive momentale qe ishin me kriju hapesire qe ata me leviz, njeri nga truprojat me shtyu me dore dhe me keta rast mi rrezoi te gjitha pajisjet ne toke, te cilat normalisht qe edhe u rrezikuan qe te thyhen e prishen. Ky veprim ke totalisht i panevojshem edhe i papranueshem per kete arsye edhe e qujata sjellje idiotike, per cka nuk kam ndryshu mendje as tash.
Ne ato momente pjesetari tjeter i truprojave te KM mu afrua edhe me kercenoj dhe ate ne sy te krejt kolegeve te pranishem aty.

Ajo cka me bani pershtypje, pervec sjelljes idiotike te ketyne dy pjestareve te mbrojtjes e afert te KM, ishte fakti qe edhe pse shumicen e kesaj situate z. Kurti e pa edhe e degjoi, thjesht e injoroi edhe ne ate moment edhe masi doli me fol para neve. Nejse eshte i ngarkum me pune s’po ia nxa per te madhe ose duket se ka nis me i pelqy kjo ideja me i pas ka disa truproje e besa edhe xhipat e zi, te dy keto elemente qe i ka kritiku e sha me te madhe si opozitar.
Kete pak a shume vertetoi edhe nje insert disa minutesh ne 7:40 t’mengjesit kur ai erdhi ne zyren e tij per ta taku Lajcakun, normalisht me vonese, edhe pse arsyetohet meqe takimi ishte parapa para orarit te zakonshem te punes.
Po nejse, s’ka faj ai. Rregullat e sigurise e protokollit si cakton ai.

Per fundi kisha dasht me i kerku falje njerit prej pjesetareve te truprojave te KM i pranishem aty, edhe pse menyra se si u afrua edhe kerkoj qe te flas me mu diku tjeter, ndoshta nuk qe forma ma e duhur e korrekte prej tij, por megjithate i kerkoj falje se gjithe nervozen qe e kisha me koleget e tij ia zbraza atij, duke mendu qe ishte po ai qe me shtyu e mi rrezoi paijisjet, meqe perngjanin goxha edhe ne ato momente nuk arrita as me e verejte qe nuk ishte i njejti.

Op/Ed

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Hipokrizia dhe manipulimi politik i Kurtit me Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore në prag të zgjedhjeve

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës (PDK) Deklarata...

Epoka e ekstremeve 1821-1997

Nga Astrit Gashi Avokati mbrojtës, Klonari, i cili mbronte Aranitët...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE   Sipas Nënës Tereze natyra njerëzore ka nevojë më...

Organizata Shqiptaria shtrihet në qytetin e Lidhjes së Prizrenit

    Sot u mbajt Kuvendi konstituiv i degës së 'Organizata Shqiptaria' në Prizren, një ngjarje që shënon zgjerimin e mëtejshëm të organizatës në rajone të...

Serwer: BE-ja t’i bëjë “hajr” vetes dhe ta braktisë politikën e dështuar të qetësimit të Serbisë

Daniel Serwer, profesor në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara (SHBA), njëherësh njohës i dalluar i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një...