spot_imgspot_img
spot_img

“U konfiskuan iPad të fëmijëve” – Gjykata Speciale në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behramit

Gjykata Speciale të martën ka përfunduar bastisjen në shtëpinë e ish-këshilltarit të ish presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami e po ashtu edhe në shtëpinë e prindërve të Behramit.

Avokati i Behramit, Artan Qerkini, në një prononcim për media, ka thënë se bastisjet e sotme ishin një përpjekje e dëshpëruar e Zyrës së Prokurorisë Speciale për të siguruar kinse prova për procedurat të cilat janë në rrjedhje e sipër në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Këto bastisje janë në kundërshtim me Kushtetutën, Konventën Evropiane, e Ligjin. Ato tashmë e kanë humbur çdo kuptim dhe logjik, sepse cili person do të mban në banesën e vetë diçka inkriminuese duke e ditur për këtë gjueti masive të Zyrës së Prokurorisë së Specializuar në shtëpitë dhe pronat e shtetasve të Kosovës”.

Qerkini ndër të tjera ka thënë se gjatë bastisjes nuk është konfiskuar asgjë me relevancë.

 

 

“Janë konfiskuar iPad të fëmijëve të cilat në dukje të parë shiheshin se shërbejnë në shkollimin dhe lojërat e fëmijëve”.

Ai ka bërë të ditur se janë parashtruar edhe disa vërejtje gjatë këtyre bastisjeve.

“Besoj se do të ndërmarrim edhe hapa konkret ligjorë për të kundërshtuar këtë veprim i cili bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës. Po bastise banesa e personit i cili nuk e ka statusin e të dyshuarit”.

Avokati Qerkini ka bërë të ditur se bastisja e pronës së familjarëve të Behramit, është shkelje e radhës meqë nuk ka pasur urdhër ligjor për të bërë një gjë të tillë.

Për bastisjet në fjalë është deklaruar edhe vetë Behrami, i cili i konsiderojë ato si politike.

Ai tha para gazetarëve se me këto veprime, Specialja po përpiqet “t’i mbulojë dështimet”.

Behrami ndër të tjera e quajti “spektakël” bastisjen në shtëpinë e tij, ndërsa tha se Gjykata Speciale po tenton “ta zhvendos vëmendjen nga Haga në Kosovë”.

“Është duke u investuar më shumë në propagandë sesa në drejtësi, për çka është krijuar kjo gjykatë”, tha ai.

Ndryshe me urdhër të Speciales, dje pati bastisje edhe në shtëpitë e ish-këshilltarit të Thaçit, Blerim Shalës dhe ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakajt dhe sot Ismail Sylës/AP

Op/Ed

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Hipokrizia dhe manipulimi politik i Kurtit me Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore në prag të zgjedhjeve

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës (PDK) Deklarata...

Epoka e ekstremeve 1821-1997

Nga Astrit Gashi Avokati mbrojtës, Klonari, i cili mbronte Aranitët...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE   Sipas Nënës Tereze natyra njerëzore ka nevojë më...

Organizata Shqiptaria shtrihet në qytetin e Lidhjes së Prizrenit

    Sot u mbajt Kuvendi konstituiv i degës së 'Organizata Shqiptaria' në Prizren, një ngjarje që shënon zgjerimin e mëtejshëm të organizatës në rajone të...

Serwer: BE-ja t’i bëjë “hajr” vetes dhe ta braktisë politikën e dështuar të qetësimit të Serbisë

Daniel Serwer, profesor në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara (SHBA), njëherësh njohës i dalluar i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një...